​Superliga e Kosovës i rikthehet aksionit me dy ndeshje

Futboll

​Superliga e Kosovës i rikthehet aksionit me dy ndeshje

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës i rikthehet sot aksionit me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 18 të këtij edicioni.

Të dy ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 13:00, ku më interesantja do të jetë ajo mes Drenicës e Dritës, raporton KosovaPress.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Drenica e mposhti si mysafire Prishtinën me rezultat minimal 1:0, kurse Drita shënoi fitore 3:1 kundër Malishevës.

Momentalisht, Drita vazhdon ta kryesojë tabelën në kuotën e 35 pikëve, pesë sosh më shumë se kampioni aktual Ballkani, që zë vendin e dytë. Në anën tjetër, Drenica renditet në pozitën e gjashtë me 20 pikë të arkëtuara.

Ndërkaq, krahas takimit mes Drenicës e Dritës do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër mes Ferizaj dhe Dukagjinit.

Ferizaj zë vendin e fundit në tabelë në kuotën e 12 pikëve, krahas Dukagjinit që renditet në pozitën e pestë me 21 pikë të arkëtuara.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme të Superligës së Kosovës e gjeni më poshtë.

13:00 Drenica – Drita

13:00 Ferizaj – Dukagjini 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat