Trajneri i Anglisë çudit dhe harron se në stadium kishte tifozë

Futboll

Trajneri i Anglisë çudit dhe harron se në stadium kishte tifozë

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 11:53
Trajneri i Anglisë çudit dhe harron se në stadium kishte tifozë

Anglia ka prodhuar një nga ndeshjet më të dobëta dhe me më pak interes për t’u parë nga tifozët kundër USA në mbrëmjen e sotme. Në mediat britanike, ky barazim është quajtur: “I shëmtuar”.

Si të harronte se futbolli luhet për tifozët dhe dëshpërimin që u ka sjell me nivelin e treguar, trajneri i Anglisë, Southgate, është shprehur i kënaqur për rezultatin 0-0 të prodhuar në mbrëmjen e sotme.

“Jam shumë i kënaqur nga skuadra. E dija që pas asaj fitore ndaj Iranit dhe nivelit të lartë të treguar, nuk do të mundej të përsëritej edhe sot. Kishim qëndrueshmëri për t’u mbrojtur ndaj një kundërshtari të rrezikshëm.

Nuk mund të kalosh në turne të tillë pa pasur mbrëmje si kjo. Tani e kemi vetë në dorë, fitojmë me Uellsin dhe dalim të parët e grupit. Është shumë joreale që të kërkos të fitosh çdo herë”, tha Southgate..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat