Dy gola, një traversë e një shtyllë dhe një penallti e humbur! Polonia ballëlart 

Futboll

Dy gola, një traversë e një shtyllë dhe një penallti e humbur! Polonia ballëlart 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 26 nëntor 2022 Në ora: 13:56 Përditësuar në ora: 16:02 më 26.11.2022
Pamje nga ndeshja

Fitore e madhe e Polonisë

Polonia bën hapin e madh drejt të tetës së finales së Kampionatit Botëror në futboll.

Polakët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Arabisë Saudite, në ndeshjen e xhiros së dytë.

Arabia Saudite nuk arriti befasinë e radhës pas fitores historike me 3:2 ndaj Argjentinës së Lionel Messit. Në minutën e 13-të, Mohamed Kanno lëshon një “predhë” drejt portës polake, reagim i shkëlqyer nga ana e Wojciech Szczesny.

Në fund  të pjesës së parë, dramë e madhe.

Në minutën e 39-të, futbollisti Piotr Zielinski nga afërsia godet fortë dhe 1:0 për Poloninë.

Në minutën e 45+1', portieri Wojciech Szczesny, trim i ndeshjes, mbron penalltinë Al Dawsart, pastaj edhe gjuajtjen nga afërsia të Al-Burayk. 

Pjesa e dytë dinamike, me raste dhe shtylla. Në minutën e 55-të, Salem Al Dawsari (Arabia Saudite) i pafat, gjuajti furishëm por portieri Wojciech Szczesny reagoi shkëlqyeshëm

Në minutën e 60-të, Polonia me fat, Firas Al Buraikan (Arabia Saudite) merr një pasim brilant dhe humbi një mundësi të artë duke gjuajtur nga brenda zonës së penalltisë por topi kalon pak mbi traversë.
Arkadiusz Milik (Poloni) në minutën e 63-të godet me kokë por aleat i Arabisë është transversalja. 

Në minutën e 66-të, Arabia sërish me fat. Robert Lewandowski (Poloni) nga afërsia godet por shtylla e djathtë ia mohoi golin.

Në minutën 79-të, Abdulelah Al Malki (Arabia Saudite) gjuan nga rreth 15 metra por topi shkon përskaj shtyllës së djathtë.
Robert Lewandowski vulos fatin e ndeshjes në minutën e 82-të, 2:0.

Ai del i vetmuar dhe me gjakftohtësi shënoi.

Polonis kryeson me 4 pikë, pasojnë Arabia Saudite me 3, Meksika 1 dhe Argjentina 0 pikë.

Më 30 nëntor takohen: Polonia - Argjentina (20.00) dhe Arabia Saudite - Meksika (20.00). 

Polonia - Arabia Saudite 2:0
Stadiumi "Education City", Al Rayyan.
Shikues: 44259.
Gjyqtar: W. Sampaio (Brazili).Shënues: Zielinski (39'), Lewandowski (82').
Kartona të verdhë, Kiwior, Cash, Milik - Al Malki, Al Amri.
Polonia: Szczesny - Bereszynski, Glik, Kiwior - Cash, Frankowski, Krychowiak, Bielik, Zielinski (Kaminski 63')- Lewandowski, Milik (Piatek 71').
Arabia Saudite: Al-Owais - Abdulhamid, Al-Amri, Al-Bulaihi, Al-Burayk (Al-Ghanam 66') - Al-Najei (Al Abed 46' - Bahebri 90+5’), Al-Malki (Al Oboud 85'), Kanno, S. Al-Dawsari - Al-Buraikan, Al-Shehri (N. Al Dawsari  85').

Polonia për fitore

(E plotësuar)  - Fundi i ndeshjes, 7 minuta shtesë.

82' Robert Lewandowski i jep nokauton e fundit Arabisë Saudite, 2:0.

79' Abdulelah Al Malki (Arabia Saudite) gjuan nga rreth 15 metra por topi shkon përskaj shtyllës së djathtë.

77' Polonia afrë fitores së madhe.

73' Lojë me ritëm.

70' Polonia në epërsi me 1:0. 

Polonia - Arabia Saudite 2:0

Shënues: Zielinski (39'), Lewandowski (82').

Kartona të verdhë, Kiwior, Cash, Milik - Al Malki, Al Amri.

Polonia: Szczesny - Bereszynski, Glik, Kiwior - Cash, Frankowski, Krychowiak, Bielik, Zielinski (Kaminski 63')- Lewandowski, Milik (Piatek 71').
Arabia Saudite: Al-Owais - Abdulhamid, Al-Amri, Al-Bulaihi, Al-Burayk (Al-Ghanam 66') - Al-Najei (Al Abed 46'), Al-Malki (Al Oboud 85'), Kanno, S. Al-Dawsari - Al-Buraikan, Al-Shehri (N. Al Dawsari  85').

66' Arabia sërish me fat. Robert Lewandowski (Poloni) nga afërdsia godet por shtylla e djathtë ia mohoi golin.

63' Arkadiusz Milik (Poloni) godet me kokë por aleat i Arabisë është transversalja..

60' Polonia me fat, Firas Al Buraikan (Arabia Saudite) merr një pasim brilant dhe humbet një mundësi të artë duek gjuajtur nga brenda zonës së penalltisë por topi kalon pak mbi traversë.

59' Arabia synon barazimin.

55' Salem Al Dawsari (Arabia Saudite) i pafat, gjuajti furishëm por portieri Wojciech Szczesny reagoi shkëlqyeshëm!

54 Polonia po tregon angazhim.

50' Pjesa e dytë pritet të jetë më dinamike.

48' Pesë kartona të verdhë deri me tash.

46' Fillon pjesa e dytë.Përfundon pjesa e parë.

45+1' Wojciech Szczesny, trim i ndeshjes, mbron penalltinë Al Dawsart, pastaj edhe gjuajtjen nga afërsia të Mohammed Al Breik.

45' Penallti për Arabinë Saudite.

42' Polonia është më e qetë.

39' P0lonia në epërsi, futbollisti Piotr Zielinski nga afërsia godet fortë dhe 1:0.

38' Po shkon drejt fundit të pjesës së parë.

34' Lewandowski shkakton faull në sulm.

33' Arabia është e motivuar.

31' Katër kartona të verdhë për 20 minuta.28' A do të kemi befasinë e radhës?

24' Lojë e mirë.

20' Milik ndëshkohet me karton të verdhë.

19' Arabia po befason me lojë të mirë.

16' Kartona të verdhë, Kiwior dhe Cash.14' Nuk ka gola përkundër lojës së mirë.

13′ Mohamed Kanno lëshon një “predhë” drejt portës polake, reagim i shkëlqyer nga ana e Wojciech Szczesny.

 9' Polakët po tregohen më energjikë.

6' Arabia mjaft e mirrë.

3' Lojë me ritëm të lartë.

1' Fillon ndeshja.

Pplonia apo Arabia Saudite? Ndeshje e vlefshme e Grupit C në Kampionatin Botëror.

Polonia - Arabia Saudite 0:0

Kartona të verdhë, Kiwior, Cash.

Polonia: Szczesny - Bereszynski, Glik, Kiwior - Cash, Frankowski, Krychowiak, Bielik, Zielinski - Lewandowski, Milik.
Arabia Saudite: Al-Owais - Abdulhamid, Al-Amri, Al-Bulaihi, Al-Burayk - Al-Najei, Al-Malki, Kanno, S. Al-Dawsari - Al-Buraikan, Al-Shehri.

Lewandowski me Poloninë kundër Arabisë Saudite, formacionet

Do të startojë në orën 14:00, në stadiumin “Education City”, sfida Poloni-Arabi Saudite, e vlefshme për Grupin C të Botërorit “KATAR 2022”.

Lewandowski & Co. duan fitoren e parë në këtë edicion të Kupës së Botës ndaj surprizës së madhe arabe, të cilët triumfuan me përmbysje ndeshjen e parë kundër Argjentinës.

Polonia - Arabia Saudite

Polonia: Szczesny - Bereszynski, Glik, Kiwior - Cash, Zalewski - Kaminski, Krychowiak, S. Szymanski - Lewandowski, Zielinski.
Arabia Saudite: Al-Owais - Abdulhamid, Tambakti, Al-Bulaihi, Al-Shahrani - Al-Buraikan, Al-Malki, Kanno, S. Al-Dawsari - Al-Faraj, Al-Shehri.

Polonia dhe Arabia Saudite gati për betejën e dytë

Poloni-Arabi Saudite është ndeshja e dytë e ditës së shtunë në Botërorin e Katarit dhe e dyta në grupin C, aty ku në mbrëmje (20:00) Argjentina sfidon Meksikën. Robert Lewandowski kërkon të shlyejë penalltinë e humbur ndaj Meksikës.

Kapiteni është gati të udhëheqë polakët drejt fitores së parë në Kupën e Botës. Sulmuesi i Barcelonës nuk ka shijuar akoma golin e parë në një Kupë Bote, të cilin shpreson ta gjejë ndaj skuadrës arabe.

Përballë Arabia Saudite, që vjen me moral shumë të lartë pas triumfit të pabesueshëm ndaj Argjentinës së Leo Messit. Kjo është hera e dytë që këto dy Kombëtare do të përballen mes tyre.

Takimi i parë u luajt në një miqësore të marsit të vitit 2006, të cilën Polonia e fitonte 2-1.

Polonia e ka frikën e Arabisë Saudite

Polonia e ka frikën në një formë nga Arabia Saudite  cila e ka befasuar Argjentinën duke e mundur me rezultat 3:2. 

Polakët me Robert Lewandowskin janë të motivuar që mos të lejojnë ndonjë befasi të radhës.

Polonia - Arabia Saudite 

Polonia: Szczesny - Bereszynski, Glik, Kiwior - Cash, Frankowski, Krychowiak, Bielik, Zielinski - Lewandowski, Milik.

Arabia Saudite: Al-Owais - Abdulhamid, Al-Amri, Al-Bulaihi, Al-Burayk - Al-Najei, Al-Malki, Kanno, S. Al-Dawsari - Al-Buraikan, Al-Shehri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat