Futej tinëzisht në Kosovë! Kur Dragan Xhajiqin e lidhën serbët, Pantiq i tha: Turp të kesh

Futboll

Futej tinëzisht në Kosovë! Kur Dragan Xhajiqin e lidhën serbët, Pantiq i tha: Turp të kesh

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 26 nëntor 2022 Në ora: 20:16
Dragan Xhajiqi duarlidhur në vitin 2008

Dragan Xhajiqi, njihet si dhelpra dinake. Ai e hedh gurin dhe e fsheh dorën, bëhet si zakonisht sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Një figurë kontraverse, me ekipin e Cërvena Zvezdës së Beogradit, para disa viteve, ka tentuar ilegalisht të luajë një ndeshje për Kupë të Serbisë në Zveçan me Trepçën fantome, por që u ndalu nga autoritetet e Republikës së Kosovës.

Xhajiqi nuk del me deklarata në opinion, por rri në bisht të Zvezdës sa herë që duan të vijnë në Kosovë.

Image

Kur e nderoi kriminelin e luftës, Dragan Xhajiq në të majtë

Ai dikur si futbollist dhe tani si president nderi i klubit famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit, ka një histori të turpshme! E para, në vitet e 90-ta, nga klubi Cërvena Zvezda, shumë tifozët famëkeq “Delija”, si paramilitarë shkuan në luftëra duke kryer gjenocid ndaj popullatës boshnjake, kroate dhe në fund (1998-1999) ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Xhajiqi nuk iu besonte syve në vitin 2008 kur shteti vet e lidhi dhe e dërgoi në burgim.

Ai ishte i arrestuar si nënkryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë dhe drejtor i të gjitha kombëtareve, i dyshuar për shpërdorim të 6,127,104 euro. 

Në fillim të qershorit të vitit 2020, pa fije turpi ai dhe Zvezdan Terziqi, nderuan me fanellën numër 1 të Zvezdës, kriminelin e luftës, famëkeqin Kapetan Dragan, Dragan Vasilkoviq.

Kjo e kishte tërbuar komentatorin serb Millojko Pantiq, i cili publikisht hoqi dorë nga Zvezda dhe shprehu indinjatën e tij për atë akt të turpshëm.

“Turp të kesh! Ju i dhatë kriminelit një fanellë. Dragan Xhajiq dhe Zvezdan Terziq, turp të keni!”, kishte thënë Pantiq.

Krimineli i luftës, Zhelko Razhnatoviq – Arkan, në fillim të viteve të 90-ta, ka qenë pjesë e strukturave të Zvezdës dhe në krye të paramilitarëve serbë.

Nga ana tjetër, ka vazhduar mendësia serbe të provokojë Kosovën, siç është në ndeshjen e Kampionatit Botëror në Katar, përfaqësuesja e Serbisë në futboll, para ndeshjes me Brazilin, ka shfaqur hartën primitive me demek Kosova është pjesë e tyre.

Në provokim kanë hasur edhe xhudistet e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi dhe Laura Kuka, ku ka reaguar ashpër trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka.

“Xhudistet tona Disi e Laura shkëlqyen në Champions League! Si formë bashkëpunimi me Galatasaray ato sot fituan të gjitha ndeshjet!

Por në ndeshjen kundër ekipit të Cërvena Zvezda disa huliganë i kanë provokuar sportistet tona, duke pa që atje s’ êshtë ekipi ynë, askush prej nesh!”, reagon Kuka për problemin që iu ka ndodhur sot.

Ky është zinxhiri provokues i Zvezdës që prej dekadave, ndërsa Dragan Xhajiqi, dhelpra dinake, asnjëherë nuk ka dalur publikisht që të dënojë gjuhën fyese dhe urrejtëse të klubit të tij, të  tifozëve famëkeq “Delija”.

Xhajiq hesht sepse edhe ai është në orkestrën e  drejtuesve të Zvezdës.Xhajiqi e di frikën, Xhajiq, këtë e ka kuptuar në javën e dytë të tetorit të vitit 2019 kur u ndalua Zvezda të hyjë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat