Tifozi anglez tregon eksperiencën mahnitëse me milionerin nga Katari – Na priti në vilën e tij

Futboll

Tifozi anglez tregon eksperiencën mahnitëse me milionerin nga Katari – Na priti në vilën e tij

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 08:38
Tifiozi në Katar

Një grup fansash anglezë patën fatin e çmendur të takonin një milioner nga Katari i cili i ftoi në pallatin e tij për drekë.

Tifozi i Anglisë, Jassa Dehal dhe miqtë e tij takuan një biznesmen të njohur si Omar dhe filluan të flisnin me njëri-tjetrin pasi i pasuri vuri re një fanellë të Wolverhampton Wanderers, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas bisedës së tyre të parë, Dehal ka marrë një mesazh ku thuhej se ju pret një makinë. Më pas ata u çuan në vilën e Omarit ku ai kishte përgatitur drekën, me një tabaka me fruta, dhe tema kryesore ishte sigurisht futbolli.

Dehal, i cili drejton një dyqan në Wolverhampton, e përshkroi përvojën si surreale.

Nuk mund ta imagjinoni se çfarë ndodhi me ne”, tha Dehal për Daily Mirror. Ne ishim në barin e hotelit tonë dhe ai doli dhe tha se e njihte Wolves. Ai vuri re fanellën time dhe filluam të flasim për futbollin, Wolves, Raul Jimenez dhe ai tha se e mbështet Manchester United. Ai ishte vërtet i ditur dhe e dinte që ne e kishim shkarkuar menaxherin. Ai ishte një njeri kaq i këndshëm, mikpritës, ai filloi të na blinte ushqime dhe pije dhe nuk na la të paguanim për asgjë. Ai donte që ne të ndiheshim të mirëpritur në atdheun e tij”, tha tifozi i Wolverhampton dhe Anglisë.

“Kështu që u ulëm me të, patëm një bisedë të mirë për futbollin, dhe më pas ai tha që nesër mund të shkonim në shtëpinë e tij për drekë dhe ai mori numrin tim. Të nesërmen më thirri dhe më tha se shoferi i tij po priste para hotelin tonë për të na çuar tek ai. Shkuam në shtëpinë e tij, e cila ishte një rezidencë e madhe. Pastaj u ulëm me të, pimë çaj dhe hëngrëm biskota dhe ai na tregoi rreth shtëpisë. Pastaj të gjithë shikuam ndeshjen Gjermani – Japoni”, vazhdoi tifozi i Anglisë.

“Kur po bënim një xhiro në shtëpi, ai na çoi në pishinë dhe tha se mund të notonim, por nuk ishim të veshur për të. Ishte thjesht një përvojë surreale dhe tregon se mikpritja e Katarit është e nivelit të lartë”, përfundoi. Dehal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat