Kroacia mposht Kanadën, lider në Grupin F

Futboll

Kroacia mposht Kanadën, lider në Grupin F

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 nëntor 2022 Në ora: 17:04 Përditësuar në ora: 18:53 më 27.11.2022
Kroacia feston

Kroacia bindshëm

Kroacia ka shënuar fitore me rezultat 4:1 ndaj Kanadës, në takimin e xhiros së dytë të Grupit F të Kampionatit Botëror në futboll.

Nënkampioni në fuqi i botës nuk ka lejuar befasi duke fituar me përmbysje. 

Grupi F

Kroacia – Kanada 4:1
Belgjika – Maroku 0:2

Tabela

1. Kroacia 2    1    1    0    4:1    4
2. Maroku 2    1    1    0    2:0    4
3. Belgjika    2    1    0    1    1:2    3
4. Kanada    2    0    0    2    1:5    0

Në minutën e 2-të, futbollisti Buchanan ka harkuar sikur me dorë dhe Alphonso Davies shënon me kokë në pjesën e djathtë të portës, 0:1 për Kanadanë.
Marko Livaja (Kroaci) në minutën e 22-të, ishte afër shënimit, por nuk u tregua i efektshëm në momentet vendimtare.

Në minutën e 36-të, Andrej Kramariç ka barazuar rezultatin 1:1. Ai nga afërsia me gjakftohtësi e mposhti Borjanin.

Në minutën e 44-të, Marko Livaja nga një pozitë qendrore, rreth 17 metra shënon në këndin e poshtëm të djathtë të portierit Borjan, 2:1.

Jonathan Osorio (Kanada) në minutën e 49-të godet nga distanca por për fat të keq të tij devijoi për disa centimetra nga shtylla e djathtë.

Në minutën e 54-të, Millan Borjan shpëton Kanadën, duke evituar golin e sigurt. Ai ka mbrojtur goditjen nga 11-12 metra të Andrej Kramariç.

Në minutën e 56-të, portieri i Kroacisë. Livakoviq, ka intervenuar shkëlqyeshëm, me maje të gishtërinjve dëboi topin në korne, Goditja e fuqishme nga Jonathan David por Livakoviq ka treguar klasin e tij. 
Kramariç në minutën e 70-të nga rreth 12-13 metra, me mjeshtri godet në këndin e djathtë të poshtëm, 3:1.

Në minutën e 90+3, Lovro Majer shënon për 4:1. Kanada përshendet nga kampionati vetëm ka edhe një ndeshje për të luajtur nl fund.

Më 1 dhjetor takohen: Kroacia - Belgjika (16.00), Kanada - Maroko (16.00)

Kroacia: - Kanada 4:1
Stadiumi "Khalifa International", Doha.
Gjyqtar: M. Matonte Cabrera. 
Shënues: Kramariç (36' e 70'), Livaja (44'), Majer (90+3')- Davies (2').
Kartona të verdhë: Lovren, Modriç - Buchanan, Miller.
Kroacia: Livakoviq, Juranoviq, Lovren, Gvardiol, Sosa, Modriç (Pashaliç 86'), Brozoviç, Kovaçiq (Mayer 86'), Livaja (Petkoviç 60'), Perishiq (Orshiç 86') dhe Kramariç (Vlasiq 72') .
Kanada: Borjan, Johnston, Vitoria, Miller, Laryea (Hoilet 62'), Eustaquio (Kone 46'), Hutchinson (Adekugbe 72'), Davies, Buchanan, Larin (Osorio 46') dhe David (Cavallini 72').

Kroacia në epërsi

(E plotësuar) - 90' Fundi i takimit.

85' Kroacia afër fitores.

76' Kroacia shkon drejt fitores.

Kroacia: - Kanada 3:1

Stadiumi "Khalifa International", Doha.
Gjyqtar: M. Matonte Cabrera. 
Shënues: Kramariç (36' e 70'), Livaja (44') - Davies (2').

Kartona të verdhë: Lovren, Modriç - Buchanan, Miller.

Kroacia: Livakoviq, Juranoviq, Lovren, Gvardiol, Sosa, Modriç (Pashaliç 86'), Brozoviç, Kovaçiq (Mayer 86'), Livaja (Petkoviç 60'), Perishiq (Orshiç 86') dhe Kramariç (Vlasiq 72') .

Kanada: Borjan, Johnston, Vitoria, Miller, Laryea (Hoilet 62'), Eustaquio (Kone 46'), Hutchinson (Adekugbe 72'), Davies, Buchanan, Larin (Osorio 46') dhe David (Cavallini 72').

70' Kramariç nga rreth 12-13 metra, me mjeshtri godet në këndin e djathtë të poshtëm, 3:1.

61' Kanada e rrezikshme.

59' Kroacia dhe kanada, po tregojnë lojë të madhe.

56' Portieri i Kroacisë ka intervenuar shkëlqyeshëm, me maje të gishtërinjve dëboi topin në korne, Goditja e fuqishme nga Jonathan David por Livakoviq ka treghuar klasin e tij. 54' Millan Borjan shpëtton Kanadën, duke evituar golin e sigurt. Ai ka mbrojtur goditjen nga 11-12 metra të Andrej Kramariç.

52' Kroacia po tregon klasin e saj.

49' Jonathan Osorio (Kanada) godet nga distanca por për fat të keq të tij devijoi për disa centimetra nga shtylla e djathtë.

48' Tre gola janë shënuar deri me tash.

46' Fillon pjesa e dytë.35' Portieri i Kanadasë, Borjan ka shpëtuar portën e tij, duke e pritur goditjen e Livajës.

Përfundon pjesa e parë.

44' Marko Livaja nga një pozitë qendrore rreth 17 mera shënon në këndin e poshtëm të djathtë të portierit Borjan, 2:1.

41' Lojë e hapur.

38' Lojë e fortë.

36' Andrej Kramariç ka barazuar rezultatin 1:1. Ai nga afërsia me gjakftohtësi e mposhti Borjanin.

34' Kanada mbrohet me sukses dhe është në epërsi me 0:1.

32' Lojë me ritëm të lartë.

27' Kramariç i Kroacisë shënon por anulohet goli pasi që Livaja ishte në pozitë jashtëloje.

25' Kanada po tregon lojë cilësore.

22' Marko Livaja (Kroaci) ishte afër shënimit, por nuk u tregua i efektshëm në momentet vendimtare.

17' Kroacia po humb.

14' Borna Sosa (Kroaci) po përpiqej të arrinte topin por u përplas edhe në këmbët e kundërshtarit.

12' Lojë me ritëm.

7' Kanada e rrezikshme.

4' Kroacia në presion.

2' Futbollisti Buchanan ka harkuar sikur me dorë dhe Alphonso Davies me kokë shënon me kokë në pjesën e djathtë të portës, 0:1 për Kanadanë. 

1' Fillon ndeshja.

Mision aspak i thjeshtë për Kroacinë

Formacionet e Kroaci-Kanada, Dalic i dhuron një fanellë titullari ish-interistit!

Kroaci-Kanada është një nga ndeshjet më interesante të ditës së sotme. Maroku mposhti 0-2 Belgjikën dhe kryeson grupin F me katër pikë, ndërkohë që nënkampionët e botës do të synojnë fitoren e parë për t’iu bashkuar Marokut në krye të grupit.

Mision aspak i thjeshtë për djemtë e Zlatko Dalic, të cilët do të kenë përballë një Kanada të rrezikshme, që nuk e meritoi aspak humbjen në takimin e parë ndaj Belgjikës. Trajneri i Kroacisë ka bërë vetëm një ndryshim në formacion krahasuar me barazimin e bardhë ndaj Marokut.

Nikola Vlasic i Torinos ka përfunduar në stol. Në vend të tij do të luajë nga minuta e parë Marko Livaja, ish-sulmuesi i Interit, i cili do të formojë treshen ofensive me Andrej Kramaric dhe Ivan Perisic. Kanadaja zbret sërish në fushë me skemën e veçantë 3-4-3.

Kroacia do të përballet me Kanadanë

Kroacia do të përballet me Kanadanë, ja si rreshtohen të dyja ekipet

Kroacia do të përballet sot me Kanadanë në Botërorin e Katarit. Kjo është ndeshja e dytë për ekipet në fazën e grupeve.

Ata do të përballen në stadiumin “Khalifa International”.

Kroatët do të startojnë me sulmin Lavaja, Kramariç dhe Perishiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat