​Ky është presidenti i ri i Juventusit

Futboll

​Ky është presidenti i ri i Juventusit

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Pas dorëheqjes së plotë të bordit të drejtorëve që ndodhi mbrëmjen e djeshme, Exor, kompania Holding e familjes Agnelli që kontrollon Juventusin, ka emëruar Gianluca Ferreron si presidentin e ri të klubit.

I lindur në Torino në vitin 1963, Gianluca Ferrero, ashtu si menaxheri i ri i përgjithshëm i Juventusit, Maurizio Scanavino, është një njeri i besuar i John Elkann.

Gianluca Ferrero është gjithashtu nënkryetar i bordit të drejtorëve të Banca del Piemonte dhe anëtar i bordit të drejtorëve të Italia Independent Group, Lol srl dhe Pygar srl.

Përveçse ka emëruar Ferreron si kryetar të ri, Exor njoftoi gjithashtu se listën e plotë të kandidatëve për rinovimin e Bordit Drejtues do ta komunikojë brenda afateve ligjore, pra 25 ditë para mbledhjes së 18 janarit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat