Provokuan me hartën e Kosovës, gazetari zbulon ‘surprizën’ që do të çmend serbët në ndeshjen Serbi-Zvicër

Futboll

Provokuan me hartën e Kosovës, gazetari zbulon ‘surprizën’ që do të çmend serbët në ndeshjen Serbi-Zvicër

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 13:53
Antan Metaj

Gazetari i njohur Antan Metaj i cili ndodhet në Katar ka deklaruar se shqiptarët, po përgatisin një ‘surprizë’ për tifozët serbë pas provokimit të bërë me fotot e publikuara ku harta e Kosovës ishte e vendosur në flamurin serb.

Nëpërmjet një lidhje ‘skype’ për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, Metaj tha se si kundërpërgjigjie, e gjithë tribuna ku pritet të qëndrojnë tifozët serbë gjatë ndeshjes me Zvicrën, do të vishet me ngjyrat kuqezi.

“Mbrëmë ambasada shqiptare në Katar, organizoi një tip kokteji të vogël dhe kam parë që janë rezidentë por nuk kanë ardhur për kupën e Botës.

Tani po presim ndeshjen e Zvricës me Serbinë, ku do kemi një surprizë, sepse ata bënë diçka por nuk e dinë atë që ndodh më mbrapa.

Ne jemi duke u përgatitur që ta veshim kuqezi tribunën ku do qëndrojnë tifozët serbë”- u shpreh Metaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat