Shqiptari titullar në fitoren e Fenerbahces

Futboll

Shqiptari titullar në fitoren e Fenerbahces

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 22:38
Fenerbahce

Fenerbahce e futbollistit shqiptar Ezgian Alioskit fitoi me rezultat 3:1 në një ndeshje miqësore ndaj spanjollëve të Rayo Vallecanos.

Mysafirët nga Spanja kaluan në avantazh 0:1 me golin e Trejos në minutën e 22-të. 

Në minutën e 71-të turqit arritën të barazojnë me Osayi-Samuel nga penalltia.

King kaloi ekipin në epërsi në minutën e 76-të, ndërsa Kadioglu shënoi për 3:1 në minutën e 83-të.

Ezgian Alioski ishte në formacionin e parë për ekipin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat