​Trajneri i Zvicrës zbulon nëse Shaqiri do të luajë kundër Serbisë

Futboll

​Trajneri i Zvicrës zbulon nëse Shaqiri do të luajë kundër Serbisë

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Një lajm jashtëzakonisht i mirë ka ardhur së fundit nga trajneri i Zvicrës Murat Yakin në prag të ndeshjes vendimtare kundër Serbisë.

Në konferencë për media para ndeshje e cila do të zhvillohet të premten nga ora 20:00, Yakkin ka zbuluar se Shaqiri është gati për të luajtur dhe bashkë me të edhe Okafor për të cilin kishte dyshime, përcjellë KosovaPress.

“Shaqiri dhe Okafor janë gati për të luajtur nesër, ndërsa Yann Sommer dhe Nico Elvedi janë të ftohur, por edhe ata të dy do të jenë në formë nesër”, ka thënë Yakin.

Zvicra ka tre pikë në vendin e dytë në grupin G, kurse Serbia është në vendin e fundit me një pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat