Del Piero, mesazh zemre për tifozët bardhezinj

Futboll

Del Piero, mesazh zemre për tifozët bardhezinj

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 14:58
Del Piero, mesazh zemre për tifozët bardhezinj

Alessandro Del Piero, në mes të çështjes ligjore që ka përfshirë Juventusin, dërgon një mesazh inkurajimi për të gjithë tifozët bardhezinj: “Juventusi është një pjesë e jetës sime, jo e vogël. Për historinë time nuk do të ketë kurrë tjetër veç atyre ngjyrave.

Si të gjithë fansat, edhe unë e ndjek këtë histori me shumë vëmendje dhe ankth. Gjithashtu për punën time dhe rolin tim publik, në situata si këto, në mënyrë të pashmangshme më kërkohen komente. Po ashtu, në mënyrë të pashmangshme shkruhet e thuhet shumë”.

Del Piero do të përhapë mesazhin e tij të plotë në rrjetet sociale, por pjesa e parë është parashikuar nga “Sky Sports”: “Ne duhet të jemi edhe më shumë Juventus!” Në pjesën e dytë të mesazhit, ish-kapiteni i Juventusit iu drejtohet drejtpërdrejt tifozëve:

“Megjithatë, ky është një moment delikat për klubin dhe tani e vetmja gjë që ka rëndësi dhe mund ta bëjnë ata që e duan Juventusin është t’i vendosin në kushtet më të mira të punojmë njerëzit të cilëve iu është besuar skuadra. T’i mbështesim fort atë në këtë fazë shumë të ndërlikuar.

Është një detyrë me përgjegjësi të madhe, që meriton të gjithë mbështetjen tonë, është koha të jemi edhe më shumë tifozë të Juventusit. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se kam të drejtë të mos komentoj lajmet e pakujdesshme, të cilat ndoshta më pas mund të kthehen në spekulime. Kështu bëj sot, kështu do të bëj për ditët në vijim”.

Sipas planifikimit, mbledhja e aksionerëve do të mbahet më 18 janar. Aty merr jetë edhe kursi i ri i klubit bardhezi, me emërimin e presidentit të ri dhe drejtorëve të rinj. Mund të ketë hyrje të reja më vonë.

Emri i Del Piero u mbështet nga shumica dërrmuese e tifozëve të Juventusit në rrjetet sociale për një pozicion drejtuesit, ndërkohë që Elkann duket se e ka telefonuar për t’i besuar karrigen e zv.presidentit, që mbahej nga Pavel Nedved.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat