Gjermania tronditet, Japonia shkakton senzacion

Futboll

Gjermania tronditet, Japonia shkakton senzacion

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 1 dhjetor 2022 Në ora: 19:58 Përditësuar në ora: 21:56 më 01.12.2022
Japonia feston

Spanja dhe Japonia kualifikohen në të tetën e finales

Spanja dhe Japonia kualifikohen në të tetën e finales, Gjermania dhe Kostarika eliminohet nga Kampionati Botëror në futboll. 

Spanja takohet me Marokun dhe Kroacia me Japoninë në kuadër të tetës së finales.

Grupi E

1. Japonia    3    2    0    1    4:3    6
2. Spanja    3    1    1    1    9:3    4
3.Gjermania    3    1    1    1    6:5    4
4. Kostarika    3    1    0    2    3:11    3

Gjermanisë nuk i mjaftoi fitorja me 4:2 ndaj Kostarikës, ndërsa Japonia ka shkaktuar senzacion, duke e mundur me 2:1 Spanjën. 

Në minutën e 12-të, Alvaro Morata dinak, kalon në epërsi spanjollët. Morata me kokë mposhti portierin e Japonisë. 

Pjesa e dytë interesante dhe japonezët shënojnë për pesë mnuta dy gola. Në minutën e 48-të, Ritsu Doan nga 17 metra shënon gol në këndin e majtë, 1:1.

Në minutën e 53-të, Ao Tanaka shtang Spanjën, 1:2 për Japoninë.

Kostarika dhe Gjermania, ndeshje me kthesa në rezultat. 

Në minutën e 10-të, Serge Gnabry me mjeshtri ka shënuar me kokë për 0:1 në favor të Gjermanisë.

Në minutën e 43-të, Keysher Fuller Spence i Kostarikës, dështoi nga një pozitë ideale, gjuajtjen e tij e priti portieri Manuel Neuer.

Në pjesën e dytë, në minutën e 59-të, Yeltsin Tejeda i Kostarikës, ka shënuar nga afërsia 1:1.

Jamal Musiala i pafat në minutën e 61-të, shtylla e djathtë ia mohoi golin. 

Në minutën e 67-të, Jamal Musiala (Gjermani) godet nga 16-shi por shtylla e majtë e shpëton Kostarikën.

Në minutën e 71-të, Kostarika kalon në epërsi me golin e Juan Pablo Vargas.

Gjermanët rikthehen në rezultat.

Në minutën e 73-të, Kai Havertz shfrytëzon gabimin e mbrojtjes rivale dhe barazon rezultatin 2:2.

I njëjti futbollist (Kai Havertz) shënon edhe në minutën e 85-të dhe 2:3 për Gjermaninë.

Niclas Fullkrug në minutën e 90-të, thellon fitoren në 2:4. 

Japonia - Spanja 2:1

Shënues: Doan (48'), Tanaka (53') - Morata (11').

Kartona të verdhë: Itakura, Taniguchi, Yoshida.

Japonia: Gonda; Taniguchi, Yoshida, Itakura, Nagatomo (Mitoma 46'); Morita, Ito; Tanaka (Endo 87'), Kamada (Tomiyasu 69'), Kubo (Doan  46'); Maeda (Asano 61')

Spanja: Unai Simón; Azpilicueta (Carvaja 46'), Rodri, Pau Torres, Balde (Alba 68'); Gavi (Fati 68'), Busquets, Pedri; Nico Williams (Torres 57'), Morata (Asensio 57'), Dani Olmo.

Kostarika - Gjermania 2:4

Shënues: Tejeda (59'), Vargas (71')  - Gnabry (10'), Havertz (73' e 85), Fullkrug  (90').

Kartona të verdhë: Duarte.

Kostarika: Keylor Navas; Fuller (Bennette 74'), Duarte, Waston, Vargas, Oviedo; Tejeda (Wilson 90+4''), Aguilera (Salas 46'), Borges; Venegas (Matarrita 74'), Campbell.

Gjermania: Neuer; Kimmich, Süle (Ginter 90+4'), Rudiger, Raum (Gotze 67'); Goretzka (Klostermann 46'), Gundogan (Fullkrug 55'); Gnabry, Musiala, Sane; Muller (Havertz 67').

Sfida të nxehta

(E plotësuar) - 90' Fullkrug thellon rezultatin në 4.2.

Japonia - Spanja 2:1

Shënues: Doan (48'), Tanaka (53') - Morata (11').

Kartona të verdhë: Itakura, Taniguchi, Yoshida.

Japonia: Gonda; Taniguchi, Yoshida, Itakura, Nagatomo (Mitoma 46'); Morita, Ito; Tanaka (Endo 87'), Kamada (Tomiyasu 69'), Kubo (Doan  46'); Maeda (Asano 61')

Spanja: Unai Simón; Azpilicueta (Carvaja 46'), Rodri, Pau Torres, Balde (Alba 68'); Gavi (Fati 68'), Busquets, Pedri; Nico Williams (Torres 57'), Morata (Asensio 57'), Dani Olmo.

Kostarika - Gjermania 2:4

Shënues: Tejeda (59'), Vargas (71')  - Gnabry (10'), Havertz (73' e 85), Fullkrug  (90').

Kartona të verdhë: Duarte.

Kostarika: Keylor Navas; Fuller (Bennette 74'), Duarte, Waston, Vargas, Oviedo; Tejeda (Wilson 90+4''), Aguilera (Salas 46'), Borges; Venegas (Matarrita 74'), Campbell.

Gjermania: Neuer; Kimmich, Süle (Ginter 90+4'), Rudiger, Raum (Gotze 67'); Goretzka (Klostermann 46'), Gundogan (Fullkrug 55'); Gnabry, Musiala, Sane; Muller (Havertz 67').

85' Kai Havertz kalon në epërsi me 3:2 Gjermaninë.

82' Japonia dhe Spanja shkojnë përpara apo Kostarika mund të rrëzojë njërën nga këto të lartpërmendura!

79' Gjermanët po krijojnë raste por pa efekt.

76' As Spanja nuk e ka qetësinë.

73' Kai Havertz shfrytëzon gabimin e mbrojtjes rivale dhe barazon rezultatin 2:2.70' Gjermania duket se po paketon valixhet për në shtëpi, Kostarika kalon në epërsi me golin e Juan Pablo Vargas.

67' Jamal Musiala (Gjermani) godet nga 16-shi por shtylla e majtë e shpton Kostarikën.

61' Jamal Musiala i pafat, shtylla e djathtë ia mohoi golin. 59' Yeltsin Tejeda i Kostarikës ka shënuar nga afërsia 1:1, Gjermania pranë eliminimit.

53' Senzacion, Japonia në epërsi, ka shënuar Ao Tanaka.

48'  Ritsu Doan nga 17 metra shënon gol në këndin e majtë, 1:1.

47'; Çfarë do të na sjellin pjesët e dyta.

Përfundojnë pjesët e para.

45' Gjermania po orvatet por nuk e gjen dot golin e dytë.43' Keysher Fuller Spence i Kostarikës, dështoi nga një pozitë ideale, gjuajtjen e tij e priti portieri Manuel Neuer.

40' Serge Gnabry pati rast por nuk realizon.

35' Gjerrmania po sulmon, Kostarika është në presion.

30' Gjermania synon golin e radhës.

27' Japonia dhe Kostarika synojnë befasinë.

23' Gjermania dhe Spanja avancojnë.

20' Japonia e Kostarika.

15' Ndeshje me rivalitet.

11' Gol! Alvaro Morata dinak, kalon në epërsi. Morata me kokë mposhti portierin e Japonisë.

10' Serge Gnabry me mjeshtri ka shënuar me kokë për 0:1 në favor të Gjermanisë.9' Lojë e mirë e Gjermanisë.

 8' Një shans i mirë! Junya Ito (Japoni) e ktheu mirë njeriun e tij brenda zonës, por shkoi pak larg shtyllës së djathtë.

5' Gjermania po sulmon.

3'  Jamal Musiala (Gjermani) goditi por topi shkoi drejt e në mesin e portës dhe Keylor Navas bëri një pritje të shkëlqyeshme..

1' Fillojnë ndeshjet:

Sfida interesante.

Kostarika synon të befasojë Gjermaninë

Kostarika dhe Gjermania zhvillojnë ndeshjen e fundit të fazës grupore në Kampionatin Botëror, Katar 2022.

Sfida zhvillohet në stadiumin “Al Bayt Stadium”, me fillim nga ora 20:00.

Gjermani ka vetëm një pikë pas dy ndeshjeve në Grupin E dhe vetëm me fitore mund ta ëndërrojë kalimin tutje.

Kosta Rika në anën tjetër ka tre pikë dhe në rast se barazon, e në ndeshjen tjetër Spanja e mposht Japoninë, atëherë kalon në 1/8 e finales.

Formacionet zyrtare: 

Kosta Rika: Keylor Navas; Fuller, Duarte, Waston, Vargas, Oviedo; Tejeda, Aguilera, Borges; Venegas, Campbell.

Gjermania: Neuer; Kimmich, Süle, Rudiger, Raum; Goretzka, Gundogan; Gnabry, Musiala, Sane; Muller.

Japonia synon fitore

Japonia dhe Spanja do të përballen në xhiron e tretë të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror, me dy skuadrat që kanë gjasa për të kaluar tutje.

Sfida zhvillohet në “Khalifa Internation Stadium”, me fillim nga ora 20:00.

Japonezët kanë tri pikë nga dy ndeshjet e para, ku morën një fitore nga Gjermania, pastaj dështuan ndaj Kosta Rikës.

Në anën tjetër Spanja ka katër pikë, pasi fitoi përballjen e parë bindshëm ndaj Kosta Rikës, për të barazuara pastaj me Gjermaninë.

Japonia: Gonda; Taniguchi, Yoshida, Itakura, Nagatomo; Morita, Ito; Tanaka, Kamada, Kubo; Maeda

Spanja: Unai Simón; Azpilicueta, Rodri, Pau Torres, Balde; Gavi, Busquets, Pedri; Nico Williams, Morata, Dani Olmo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat