Befasojnë shqiptari dhe serbi: Mbetemi miq edhe pas ndeshjes Zvicër-Serbi

Futboll

Befasojnë shqiptari dhe serbi: Mbetemi miq edhe pas ndeshjes Zvicër-Serbi

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 13:00
Zvicerano-serbi Danijel Stefanoviq dhe zvicerano-shqiptari Artan Jakupi

Atmosfera është ndezur. Zvicra do të luajë një ndeshje të rëndësishme kundër Serbisë të premten në mbrëmje (20:00). Bëhet fjalë për hyrjen në raundin e 16-të. Para ndeshjes vendimtare, ish futbollisti serb Zdravko Kuzmanoviq në një intervistë për 20 Minuten ka provokuar me disa deklarata duke thënë se “do ti nokautonte Shaqirin e Xhaken nëse ata provokojnë në fushë”.

Ish-ylli i Baselit bëri bujë dhe ringjalli diskutimin për konfliktet politike në sport. Botërori 2018 tregoi se politika dhe sporti nuk janë gjithmonë të ndara: çështja e shqiponjës dykrenare pushtoi të gjithë Zvicrën.

“Pas ndeshjes nuk do të ketë më shumë se tallje”

Mirëpo, zvicerano-serbi Danijel Stefanoviq dhe zvicerano-shqiptari Artan Jakupi nuk provokohen nga deklarata të tilla. Dy specialistët e inxhinierisë civile punojnë së bashku në Bischoff Baudienstleistungen GmbH dhe janë një dyshe e sprovuar mirë. Të dy tani janë edhe miq në jetën private. Të dy e shikojnë së bashku ndeshjen e kombëtares kundër Serbisë.

Ata e rregullojnë çdo rivalitet profesionalisht, shpjegon Danijel: “Ne do të diskutojmë, por do të ketë vetëm tallje”. Të dy shpresojnë që një situatë si katër vite më parë, kur Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri bënë gjestin e shqiponjës dykrenore, të mos ndodhë më.

Por edhe nëse do ta ndodhte, kjo nuk do ta trondiste miqësinë e tyre. “Unë jam dhe do të mbetem shqiptar dhe ai është dhe do të mbetet serb”, thotë Artani. “Por ne e respektojmë njëri-tjetrin dhe kjo nuk do të ndryshojë, pavarësisht se çfarë bëjnë profesionistët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat