Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka me Zvicrën, ia bëjnë ferr mbrëmjen Serbisë, e paketojnë për Beograd!

Futboll

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka me Zvicrën, ia bëjnë ferr mbrëmjen Serbisë, e paketojnë për Beograd!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 2 dhjetor 2022 Në ora: 19:28 Përditësuar në ora: 22:01 më 02.12.2022
Sa bukur festojn Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka

Xhaka provokohet

Xherdan Shaqiri dhe kapiteni Granit Xhaka, me Zvicrën paketojnë Serbinë për Beograd.

Zvicra me zemër të madhe, ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Serbisë, në ndeshjen e xhiros së tretë të Kampionatit Botëror.

Grupi G Brazil

Brazili – Kameruni 0:1
Serbia – Zvicra 2:3

Renditja 
1. Brazili    3    2    0    1    3:1    7
2. Zvicra    3    2    0    1    4:3    6
3. Kameruni    3    1    1    1    4:4    4
4. Serbia    3    0    1    2    5:8    1

Selektori i Zvicrës, Dragan Stojkoviq, kokulur lëshon fushën drejt në teshatore dhe për të marrë pajisjet për të hipur në aeroplan drejt Beogradit.

Xherdan Shaqiri, një bombardues i pamëshirshëm, kapiteni Granit Xhaka, dirigjent i lojës, së bashku me shokë.

Xherdan Shaqiri, i pari bombardoi portën e Serbisë.  

Në minutën e parë, Zvicra filloi me sulme, Shaqiri godet por topi bllokohet, në 16-sh deri të Xhaka edhe ky pa sukses e as Embolo, Serbia shpëton.

Zvicra me fat në minutën e 11-të, shtylla e shpëton pas goditjes së Dushan Tadiçit nga rreth 20 metra.

Në minutën e 20-të, Xherdan Shaqiri - mjeshtër i golit, 0:1. Shaqiri ynë, nga rreth 12-13 metra godet në mënyrë mjeshtërore duke e bombarduar portën e Serbinë. Ai godet me zgjuarsi e në këndin e majtë të portierit Milinkoviq - Saviq.

Një pakujdesi në mbrojtjen e Zvicrës, iu kushtoi në minutën e 27-të. Aleksandar Mitroviq ka shënuar me kokë në këndin e majtë, 1:1.

Në minutën e 30-të, Xherdan Shaqiri i pafat, përballë portierit por për fat të keq të tij gjuajti jashtë shtyllës së majtë.

Mbrojtja jo në nivelin e duhur në minutën e 35-të, ndërsa Dushan Vllahoviq ka shënuar për 2:1.

Zvicra këndellet shpejt dhe nuk lë vend për gëzim të gjatë për serbët.

Embolo dinak, nga afërsia tund portën e Serbisë pikërisht në minutln e 44-të.

Pjesa e dytë dhe gëzim i papërshkrueshëm. Në minutën e 48-të, Freuler nga rreth 11-12 metra godet bukur, portieri serb në të djathtë e topi në të majtë, 2:3.

Në minutën e 57-të, Breel Embolo, më lehtë e kishte të shënoi se sa të dështoi nga afërsia, por çuditërish gjuan mbi portë.

Xherdan Shaqiri u zëvendësua në minutën e 69-të nga Zakaria.

Në minutën e fundit, serbët provokojnë keq Granit Xhakën.

Fillon konflikti. Ndërhyjnë për t’i ndarë.

Mitroviq pa fije turpi  provokon Xhakën. Xhaka nuk duron, një përleshje e shkurtër dhe evitohet më e keqja. 

Turpi serb nuk ka kufij. 

Brazili përfundon në vend të parë me 6 pikë, pasojnë Zvicra me 6, Kameruni 4 dhe Serbia e fundosur me 1 pikë.
Zvicra do të takohet me Portugalinë dhe Brazili me Korenë e Jugut në të tetën e finales.

Serbia - Zvicra 2:3

Stadiumi '974' në Doha.
Gjyqtar: F. Rapallini (Argjentina).

Shënues: Mitroviq (27'), Vllahoviq (35') - Shaqiri (20'), Embolo (44'), Freuler (48') .

Kartona të verdhë: S. Milinkoviq-Saviq, Pavlloviq, Rajkoviq, Mitroviq, Gudelj, Milenkoviq - Widmer, Vargas, Schar.
Serbia: V. Milinkoviq-Saviq, Milenkoviq, Velkoviq (Gudelj 55'), Pavlloviq, A. Zhivkoviq Radonjiq (78'), Llukiq, Kostiq, S. Milinkoviq-Saviq (Maksimoviq 68'), Tadiç (Gjuriçiq 78'), Vllahoviq (Joviq 55') dhe A. Mitroviq.
Zvicra: Kobel, Widmer, Akanji, Schär, R. Rodriguez, G. Xhaka, Freuler, Shaqiri (Zakaria 69'), Sow (Fernandes 68'), Vargas (Fassnacht 83') dhe Embolo (Okafor 90+6’).

Shaqiri zëvendësohet nga Zakaria

(E plotësuar) - 90' Serbët provokojnë Granit Xhakën, konflikt, ndërhyjnë për evituar rrahjen e përgjithshme.

87' Shaqiri sonte ka shënuar, sonte i ka bërë zemrat mal të shqiptarëve dhe zviceranëve, hesht Serbinë.

84' Zvicra po bëhet gati për festë.

80' Serbët janë të mërzitur.

75' Ndeshja drejt fundit, Serbia po paketon valixhet për në shtëpi.

Serbia - Zvicra 2:3

Stadiumi '974' në Doha.
Gjyqtar: F. Rapallini (Argjentina).

Shënues: Mitroviq (27'), Vllahoviq (35') - Shaqiri (20'), Embolo (44'), Freuler (48') .

Kartona të verdhë: S. Milinkoviq-Saviq, Pavlloviq, Rajkoviq, Mitroviq, Gudelj, Milenkoviq - Widmer, Vargas, SChar.

Serbia: V. Milinkoviq-Saviq, Milenkoviq, Velkoviq (Gudelj 55'), Pavlloviq, A. Zhivkoviq Radonjiq (78'), Llukiq, Kostiq, S. Milinkoviq-Saviq (Maksimoviq 68'), Tadiç (Gjuriçiq 78'), Vllahoviq (Joviq 55') dhe A. Mitroviq.

Zvicra: Kobel, Widmer, Akanji, Schär, R. Rodriguez, G. Xhaka, Freuler, Shaqiri (Zakaria 69'), Sow (Fernandes 68'), Vargas (Fassnacht 83') dhe Embolo.

71' Lojë e hapur, Zvicra në epërsi.

69' Xherdan Shaqiri zëvendësohet nga Zakaria.

68' Edhe 22 minuta deri në fund.

65' Mitroviq simulon por gjyqtari nuk bie pre e tij. Tensione.

63' Ju lumtë djema, ju lumute Zvicër.59' Atmosferë të Zvicra, po iu troket kualifikimi.

57' Breel Embolo më lehtë e kishte të shënoi se sa të dështoi nga afërsia, por çuditërish gjuan mbi portë.

56' Zvicra po e kërkon golin e radhës, të qetësisë.

52' Serbia në siklet.48' Zvicra, Freuler me mjeshtri nga 11-12 metra ka shënuar për 3:2, portieri në të djathtë e topi në të majtë .

47' S. Milinkoviq-Saviq ka ndërhyrë ndaj Xhakës dhe ndëshkohet me kartonë të verdhë. 46' Fillon pjesa e dytë.

Gati të fillojë pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45' Tre minuta shtesë. Selektori i Serbisë, DRagan Stojkoviq, në siklet! 

44' Embolo dinak, nga afërsia tund portën e Serbisë, 2.2.43' Tre gola dhe dy kartona të verdhë deri me tash.

40' Zvicra kërkon barazimin e rezultatit.37' Zvicra ka pësuar dy gola në pakujdesi të mbrojtjes së saj.

35' Çfarë po ngjan me Zvicrën, mbrojtja jo në nivelin e duhur dhe Vllahoviq realizoi për 1:2.

32' Ndeshja e fortë.

30' Xherdan Shaqiri i pafat, përballë portierit por për fat të keq të tij gjuajti jashtë shtyllës së majtë.27' Një pakujdesi në mbrijtjen e Zvicrës, Aleksandar Mitroviq ka shënuar me kokë në këndin e mjatë, 1:1.

25' Zvicra po tregon lojë të kujdesshme dhe shumë e rrezikshme në sulm.

22' Kur e ke Xherdan Shaqirin në fushë, nuk ka dyshim për fitore.

]20' Xherdan Shaqiri shënon, 1:0. Shaqiri ynë, nga rreth 12-13 metra, me goditje mjeshtërore, bombardon Serbinë. Godet me zgjuarsi e në këndin e majtë.17' Zvicra edhe me barazim shkon më tej.

15' Kartoni i parë i verdhë, Widmer.14' Zvicra po e kërkon golin.

13' Ndeshje e luftuar.

11' Zvicra me fat, shtylla e shpëton pas goditjes së Tadiçit nga rreth 20 metra.

9' Lojë e nivelizuar.7' Zvicra menaxhon lojën me kujdes.

5' Mbrojtje e organizuar e Zvicrës.

3' Zvicra luan me zgjuarsi, e do golin me çdo kusht.

1' Fillon ndeshja. Zvicra fillon me sulme, Shaqiri godet, topi bllokohet, në 16-sh deri të Xhaka edhe ky pa sukses as Embolo, Serbia shpëton.

Intonohen himnet. Granit Xhakës i shkëlqen balli.Trimat e Zvicrës dalin në fushë.

 Futbollistët gati të dalin në fushë.Buzëqesh Shaqiri.

Sfida Serbi - Zvicër, si finale.

Zviceranët janë të mobilizuar deri në pikën e fundit, duan fitore.

Kështu duket renditja në Grupin G

Brazili kryeson me 6 pikë në grupin G në kuadër të Kampionatit Botëror.

Zvicra është në pozitën e dytë me 3 pikë, duke lënë pas Kamerunin me 1 dhe Serbinë me 1.

Futbollistët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, janë të vendosur për rezultat të favorshëm.

Grupi G

1. Brazili    2    2    0    0    3:0    6
2. Zvicra    2    1    0    1    1:1    3
3. Kameruni    2    0    1    1    3:4    1
4. Serbia    2    0    1    1    3:5    1

Zvicra synon fitoren e madhe 

Zvicra synon fitoren e madhe të kualifikimit në të tetën e finales në Kampionatin Botëror. 

Xherdan Shaqiri dhe Kapiteni Granit Xhaka janë gati për sfidën e madhe.

Janë të etur për fitore kundër Serbisë.

Formacioni zyrtar i Zvicrës: Kobel, Widmer, Akanji, Schar, Rodriguez, Xhaka, Freuler, Shaqiri, Sow, Vargas, Embolo.

Formacioni i Zvicrës, Xhaka standard por Shaqiri..

Kombëtarja e Zvicrës do të luaj ndeshjen e tretë në Grupin G ndaj Serbisë, ndeshje që është vendimtare për të kaluar tutje.

Helvetikët të udhëhequr nga kapiteni Granit Xhaka dhe super ylli Xherdan Shaqiri janë duke kërkuar kualifikimin në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën e Botës.

Zvicra deri më tani ka zhvilluar dy ndeshje, ku ka marrë një fitore e një humbje dhe zë vendin e dytë në grup me tre pikë të tubuara, tre më pak se Brazili lider dhe dy më shumë se Kameruni e Serbia.

Në sfidën që do të zhvillohet në stadiumin 974, Zvicra synon të mos mposhtet, pasi edhe barazimi do t’i kryej punë për të kapur vendin e dytë në grup.

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin tanimë ka publikuar emrat e futbollistëve që do të luajnë nga minuta e parë në këtë sfidë.

Mungesa e madhe është portieri Yann Somer, derisa nga minuta e parë në fushë janë dyshja shqiptare Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Formacioni zyrtar i Zvicrës: Kobel, Widmer, Akanji, Schar, Rodriguez, Xhaka, Freuler, Shaqiri, Sow, Vargas, Embolo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat