Policia deklarohet për vdekjen e futbollistit, Erion Kajtazi

Futboll

Policia deklarohet për vdekjen e futbollistit, Erion Kajtazi

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 10:17
Erion Kajtazi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje pas të shtunën ndërroi jetë sulmuesi i Trepça ’89, Erion Kajtazi, i cili do të varroset sot.

Sipas PK-së, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, Kajtazi është dërguar në emergjencën e spitalit të Prizrenit, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës mashkull është pa shenja jete.

Policia bëri të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Korish, të shtunën rreth orës 13:45.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për ceremoni. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat