Senzacion, Maroku rrëzon Spanjën 

Futboll

Senzacion, Maroku rrëzon Spanjën 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 dhjetor 2022 Në ora: 15:58 Përditësuar në ora: 18:46 më 06.12.2022
Pamje nga ndeshja

Tronditet Spanja

Senzacion, Maroku në qiellin e shtatë, rrëzon Spanjën! 

Maroku kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Botëror në futboll, që po mbahet në Maroku.

Kombëtarja e Marokut ka shënuar fitore me penallti me rezultat 3:0 ndaj Spanjës. 
Maroku

Marokenët e presin në çerekfinale fituesin e sfidës Zvicër – Portugali. 

Maroku ka treguar lojë burrërore për 120 minuta. As në kohën e rregullt as pa vazhdimeve nuk ka pas gola dhe penalltitë e kanë përcaktuar fituesin.

Në minutën e 27-të, Marco Asensio (Spanjë) nga pozita paksa anash nga afërsia gjuan jashtë shtyllës së djathtë, lëshon rast të mirë.

Noussair Mazraoui (Marok) në minutën e 32-të, godet nga 20 metra dhe mezi e ndal topin portieri spanjoll.

Në minutë e 42-të, fat i madh për Spanjën, Nayef Aguerd (Marok) godet me kokë nga afërsia por mbi traversë. 

Spanja sulmojë me të gjitha forcat por nuk shënuan përgjatë 120 minutave. 

Për Marokun realizuan nga penalltitë: Sabiri, Ziyech, Hakimi dështoi Benoun  për Spanjën: dështuan Sarabia, Soler. Busquets.

Maroku- Spanja 3:0 me penallti

Kartona të verdhë: Saïss - Laporte.
Maroku: Bounou – Hakimi, Aguerd (El Yamiq 84'), Saïss, Mazraoui (Attiat-Alla 82') – Ounahi (Benoun 120'), Amrabat, Amallah (Cheddira 82') – Ziyech, En-Nesyri (Sabiri 82'), Boufal (Ez Abde 66').
Spanja: Simon – Marcos Llorente, Rodri, Laporte, Alba (Balde 98') – Gavi (Soler 63'), Busquets, Pedri – Ferran Torres (Williams 75' - Sarabia 118')), Asensio (Morata 63'), Olmo (Fati 98').

Spanja mobilizohet

(E plotësuar) - 120' Duket se ndeshja po shkon në penallti.

116' Ndeshja po shkon drejt penalltive.

112' Lojë e mirë, Maroku po befason.

107' Nuk ka gola.

Maroku- Spanja 0:0

Kartona të verdhë: Saïss - Laporte.

Maroku: Bounou – Hakimi, Aguerd (El Yamiq 84'), Saïss, Mazraoui (Attiat-Alla 82') – Ounahi (Benoun 120'), Amrabat, Amallah (Cheddira 82') – Ziyech, En-Nesyri (Sabiri 82'), Boufal (Ez Abde 66').

Spanja: Simon – Marcos Llorente, Rodri, Laporte, Alba (Balde 98') – Gavi (Soler 63'), Busquets, Pedri – Ferran Torres (Williams 75' - Sarabia 118')), Asensio (Morata 63'), Olmo (Fati 98').

42' Fat i madh për Spanjën, Nayef Aguerd (Marok) godet me kokë nga afërsia por mbi traversë.

57' Spanja nuk e ka pritur këtë lojë të mirë të Marokut.

53' Maroku goxha e djersit Spanjën.

47' Lojë e mirë nga të dyja palët.

Përfundon pjeaa e parë.

45' Lojë e fortë.40' Edhe më tej 0:0.

37' A  do të përfundon pa gola pjesa e parë?

32' Noussair Mazraoui (Marok) godet nga 20 metra dhe mezi e ndal topin portieri spanjoll.30' Lojë me ritëm.

27' Marco Asensio (Spanjë) nga pozita paksa anash nga afërsia gjuan jashtë shtyllës së djathtë, lëshon rast të mirë.

26' Fituesi kësaj ndeshje do të takohet me fituesin Portugali - Zvicër.

24' Nuk ka gola.

19' Spanja po has në rivalitet.

14' Lojë me rivalitet, aspak inferior Maroku.10' Maroku po tregon se nuk është rastësisht këtu.

6' Maroku i rrezikshëm.

4' Maroku po tregon lojë të mirë.

1' Fillon ndeshja.Gjithçka Gati.

Spanja shihet si favorite

Maroku dhe Spanja zhvillojnë ndeshjen e radhës së 1/8 së finales në Botërorin ‘Katar 2022’.

Ndeshja interesante zhvillohet në “Education City Stadium”, me fillim nga ora 16:00.

Spanja shihet si favorite në këtë sfidë, por Maroku ka treguar se mund të shkaktojë befasi.

Formacionet zyrtare: 

Maroku: Bounou – Hakimi, Aguerd, Saïss, Mazraoui – Ounahi, Amrabat, Amallah – Ziyech, En-Nesyri, Boufal.

Spanja: Simon – Marcos Llorente, Rodri, Laporte, Alba – Gavi, Busquets, Pedri – Ferran Torres, Asensio, Olmo.

Maroku sfidon Spanjën për një vend në çerekfinale

Maroku sfidon Spanjën për një vend në çerekfinale.

Kombëtarja afrikane ia doli të kualifikohej me sukses nga një grup ku ishte edhe Belgjika me Kroacinë, madje duke e kryesuar grupin.

Tashmë, marokenët kërkojnë surprizën e radhës përballë iberikasve teksa në fushë zbresin emra si Mazaraoui, Hakimi, En Nesyri, Boufal dhe mbi të gjithë Ziyech.

Nga ana tjetër, Spanja la një shije të hidhur pas disfatës me Japoninë duke e mbyllur grupin në vend të dytë, megjithatë për “La Furia Roja” tashmë nis një tjetër fazë e Kampionatit Botëror dhe trajneri Luis Enrique hedh në fushë të gjithë artilerinë e rëndë teksa iberikasit luajnë me formacionin e tyre më të mirë teksa sulmin e udhëheq treshja Olmo, Asensio dhe Ferran Torres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat