“Perla” e mesfushorit të Meksikës, topi arriti shpejtësinë e pabesueshme

Futboll

“Perla” e mesfushorit të Meksikës, topi arriti shpejtësinë e pabesueshme

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 20:27
Luis Chávez

Kupa e Botës po i drejtohet fazës finale dhe shumë skuadra e lojtarë janë larguar në shtëpi, megjithëse disa kanë lënë gjurmë me ndonjë veprim apo lëvizje personale që nuk harrohet lehtë.

Ky është rasti i mesfushorit të Meksikës, Luis Chávez, autor i “golit më të fuqishëm” deri më tani në Botëror, në fazën e grupeve dhe në 1/16 me shpejtësi 121.69 kilometra në orë. Ishte goli që e çoi rezultatin 2-0 ndaj Arabisë Saudite, në minutën e 52-të, që e çoi në eufori skuadrën dhe tifozët e Meksikës, pasi kishin mbetur edhe 40 minuta lojë dhe me një gol tjetër do të vinte kualifikimi.

Mesfushori i Pachucas shënoi një gol të mrekullueshëm me një goditje dënimi direkt me këmbën e majtë, që kaloi mbi barrierë dhe e bëri të padobishme shtrirjen e portierit.

Saktësia e të dhënave për shpejtësinë maksimale të arritur nga gjuajtja është regjistruar nga teknologjia e instaluar në topin zyrtar dhe këtë e ka bërë të ditur FIFA këtë të enjte./ Super Sport

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat