Kroacia me penallti rrëzon Brazilin! Livakoviq – trim i ndeshjes

Futboll

Kroacia me penallti rrëzon Brazilin! Livakoviq – trim i ndeshjes

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 9 dhjetor 2022 Në ora: 15:49 Përditësuar në ora: 18:48 më 09.12.2022
Pamje nga ndeshja, foto EFE

Kroacia me penallti rrëzon Brazilin! Livakoviq - trim i ndeshjes

Kroacia është gjysmfinalisti i parë, e pret fituesin e sfidës Argjentinë – Holandë.

Kroacia ka shënuar fitore me penallti, me rezultat 4:2 ndaj Brazilit.

Kroacinë e ka shpëtuar nga humbja në kohën e rregullt portieri i Dinamos së Zagrebit, Dominik Livakoviq.

Neymar, atëherë kur duhej, ka treguar mjeshtrin e tij, kaloi mbrojtjen kroate, kaloi portierin dhe nga afërsia e me goditje të fuqishme tund portën kroate, por kjo epërsi nuk zgjati shumë, tre minuta pa përfunduar ndeshja pas vazhdimeve Bruno Petkoviq ka barazuar rezultatin.

Në pjesën e parë disa raste qoftë të njërës palë qoftë të skuadrës tjetër, pro pa finalizim.

Në pjesën e dytë, Brazili ka humb një mori raste! 

Në minutën e 55-të, Neymar pati mundësi për të shënuar por portieri Livakoviq edhe një herë ka treguar vlerat e tij.

Portieri Livakoviq në minutën e 66-të, ka shpëtuar gol të sigurt, ndal gjuajtjen nga afërsia të Lucas Paquetas.

Në minutën e 76-të, Neymar dështon nga një pozitë ideale, nuk mposhtet portieri Livakoviq.

Dominik Livakoviq ndal edhe goditjen e Lucas Paqueta në minutën e 80-të.

Tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Militao nga 13-14 metra gjuan jashtë shtyllës së majtë.

Ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Në kohën shtesë, në minutën e 103-të, Brozoviç ka lëshuar një rast shumë të mirë, nga 15 metra gjuan mbi portën e Brazilit.

Në minutën e 105-të, Neymar - mjeshtër i golit. Ai kaloi mbrojtjen, kaloi edhe portierin Livakoviq dhe me goditje të fortë nga afërsia, 0:1. 

Në minutën e 117-të, zëvendësuesi Bruno Petkoviq, nga rreth 15 metra, me goditje befasuese ka barazuar rezultatin 1:1. 

Kroacia ka triumfuar me penallti me rezultat 4:2 ndaj Brazilit. 

Për Kroacinë nga penalltitë kanë shënuar: Vllashiq, Majer, Modriç, Orshiç dhe për Brazilin realizuan: Casemiro, Pedro, dështuan Rodrygo e Neymar.

Livakoviq e ka pritur penalltinë Rodrygos, trim i ndeshjes.

Brazili eliminohet nga Kampionati Botëror.

Kroacia - Brazili 1:1 – 4:2 me penallti 
Stadiumi "Education City", Al Rayyan.
Shikues: 43.893.
Gjyqtar: M. Oliver (Anglia).
Shënues: Petkoviq (117') - Neymar (105').
Kartona të verdhë: Brozoviq, Petkoviq - Danilo, Casemiro, Marquinhos.
Kroacia: Livakoviq; Juranoviq, Lovren, Gvardiol, Sosa (Budimir 110'); Kovaçiç (Majer 106'), Brozoviq (Orshiç 114'), Modriç; Pashaliq (Vllashiq 72'), Kramariç (Petkoviq 72'), Perishiç; 
Brazili: Alisson; Militao (Alex Sandro 106’, Marquinhos, Silva, Danilo; Casemiro, Paqueta (Fred 106'); Raphinha (Antony 56'), Neymar Jr, Vinicius Jr (Rodrygo 64'); Richarlison (Pedro 84').

Kroacia në presion të Brazilit

(E plotësuar) - Ndeshja shkon në penallti.

120' Penaltlitë me gjasë e zgjedhin kualifikuesin. Dy minuta shtesë. Livakoviq shpëton prapë Kroacinë.

117' Kroacia ka barazuar, Bruno Petkoviq ka shënuar nga 15 metra 1:1.

Kroacia - Brazili 1:1

Stadiumi "Education City", Al Rayyan.
Shikues: 43.893.
Gjyqtar: M. Oliver (Anglia).

Shënues: Petkoviq (117') - Neymar (105').

Kartona të verdhë: Brozoviq - Danilo, Casemiro, Marquinhos.

Kroacia: Livakoviq; Juranoviq, Lovren, Gvardiol, Sosa (Budimir 110'); Kovaçiç (Majer 106'), Brozoviq (Orshiç 114'), Modriç; Pashaliq (Vllashiq 72'), Kramariç (Petkoviq 72'), Perishiç; 

Brazili: Alisson; Militao, Marquinhos, Silva, Danilo; Casemiro, Paqueta (Fred 106'); Raphinha (Antony 56'), Neymar Jr, Vinicius Jr (Rodrygo 64'); Richarlison (Pedro 84').

115' Ndeshja drejt fundit.

112' Kroacia në presion.

110' Kroacia kërkon barazimin.

106' Fillon pjesa e dytë e vazhdimeve, Brazili në epërsi të merituar në bazë të rasteve.105' Neymar- mjeshtër i golit. Ai kaloi mbrojtjen, kaloi edhe portierin Livakoviq dhe me goditje të fortë nga afërsia shënon për 0:1.

105' Nuk ka ndryshim rezultati.

103' Brozoviç ka lëshuar një rast shumë të mirë, nga 15 metra gjuan mbi portën e Brazilit.100' Brazili sulmon.

96' Nuk ka gola.

93' A do të kemi gol në vazhdime?

91' Fillon pjesa e parë e vazhdimeve.

Ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta.90' Duket se ndeshja po shkon në vazhdime? Katër minuta shtesë.

87' Brazili po sulmon me të gjitha forcat. Militao nga 13-14 metra gjuan jashtë së shtyllës së majtë.

85' Brazi.li nuk i ka shfrytëzuar rastet deri me tash.

82' Livakoviq, portier i Dinamos së Zagrebit, po tregon klasin e tij.

80' Dominik Livakoviq është trim i ndeshjes deri me tash, ndal edhe goditjen e Lucas Paqueta.

79' Lojë me ritëm.

77' Ende pa gola, apo shkon sfida në vazhdime?

76' Neymar dështon nga një pozitë ideale, nuk mposhtet portieri Livakoviq.71' Tre raste të mira ka humb Brazili në pjesën e dytë.

68' Casemiro ndëshkohet me karton të verdhë.

66' Portieri Livakoviq ka shpëtuar gol të sigurt, ndal gjuajtjen nga afërsia të Lucas Paquetas.

65' Nuk ka ndryshim rezultati.

61' ndeshje e fortë, Brazili ka më shumë posedimin e topit.

58' Edhe më tej pa gola.

55' Neymar pati mundësi për të shënuar por Livakoviq edhe një herë ka treguar vlerat e tij.54' Perishiq dërgon një goditje por jashtë shtyllës së majtë.

51' Edhe kroatët po orvaten.

48' Portieri Livakoviq po tregon formë të lartë.

46' Pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

45' Pa gola, ndeshje e luftuar.

42' Neymar kërkon të shënojë nga distanca.

38' Lojë shumë e mirë.

35' Vetëm dy raste deri tash, një të Brazili dhe një të kroatët.

30' Brazili po kërkon golin.

28' Të dy ekipet luajnë mirë.25' Danilo ndëshkohet me karton të verdhë.

20' Nuk ka ende gola.

15' Kroacia ngjaellt me lojë.

13' Perishiç nuk e përcolli si duhet topin dhe ikë një rast ideal për kroatët.

11' Brazili ka iniciativën.

9' Kroacia po mbrohet mirë.

6' Brazili shton presionin.

5' Vinicius dërgon goditje por e parrezikshme pë portierin Livakoviq.

3' Ndeshje me emocione.

1' Fillon ndeshja.

Kroacia, nënkampion në fuqi i botës kundër Brazilit.

Formacionet zyrtare Kroaci - Brazil

Formacionet zyrtare Kroaci - Brazil!

Kroacia do të përballet me Brazilin në orën 16:00, me të dyja përfaqësueset që do të luftojnë për një “biletë” të gjysmëfinaleve të Kupës së Botës, Katar 2022.

Ndërsa Brazili shihet si favorit i takimit të kësaj të premteje, nga Kroacia janë shprehur se do të bëjnë të pamundurën për ta vazhduar sa më gjatë këtë rrugëtim.

Me ende mbi një orë nga startimi i çerekfinales së parë të Botërorit, trajnerët Dalic dhe Tite kanë vendosur formacionet si do e nisin këtë përballje, me të dy teknikët që do të hedhin emrat më të mirë në fushë.

Kroaci – Brazil, sfidë me emocione

Kroacia dhe Brazili zhvillojnë sot ndeshjen çerekfinale në Botërorin ‘Katar 2022’. 

Sfida zhvillohet në stadiumin “Education City Stadium”, me fillim nga ora 16:00.

Kroatët në 1/8 e finales mposhtën Japoninë 3-1 n penallti, teksa brazilianë me lehtësi kaluan Korenë e Jugut, duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-1.

Formacionet zyrtare: 

Kroacia: Livakoviq; Juranoviq, Lovren, Gvardiol, Sosa; Kovaçiç, Brozoviq, Modriç; Pashaliq, Kramariç, Perishiç; 

Brazili: Alisson; Militao, Marquinhos, Silva, Danilo; Casemiro, Paqueta; Raphinha, Neymar Jr, Vinicius Jr; Richarlison;

Kroacia apo Brazili?

Kroacia apo Brazili?

Kroacia ndeshet me Brazilin në fazën çerekfinale të Kupës së Botës në stadiumin “Education City”, me të dyja kombëtaret që duan tëp resin biletën për në gjysmëfinale.

Ballkanasit nuk shihen favorit për këtë takim dhe trajneri Daliç do të kërkojë më të mirën nga skuadra e tij, duke i vënë në presion aq sa munden brazilianët.

Nga ana tjetër, “Seleçao” shihet si favorite kryesor për të ngritur Botërorin këtë vit dhe skuadra e Tites nuk do të kërkojë ta diskutojë kualifikimin dhe të mos pësojë të njëjtin fat sin ë Botërorin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat