Probleme për Liverpoolin, lëndohet sërish Diaz

Futboll

Probleme për Liverpoolin, lëndohet sërish Diaz

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 15:58
Diaz

Edhe pse u rikuperua nga lëndimi që e kishte në gju, Luis Diaz është larguar nga kampi stërvitor i Liverpoolit për shkak se besohet se ka pësuar një lëndim tjetër.

Diaz nuk është paraqitur për Liverpoolin që prej se pësoi një lëndim në gju gjatë pjesës së parë të humbjes 3:2 kundër Arsenalit në Premier Ligë më 9 nëntor.

Diazit nuk iu nevojit operimi dhe iu nënshtrua një programi të rehabilitimit në Kolumbi dhe në qendrën stërvitore të Liverpoolit në “AXA Training Center” para se t’i bashkohet skuadrës në Dubai këtë javë, ku pritej se do ta bënte rikthimin e tij në miqësoret kundër Lyonit dhe AC Milanit.

Por, Diaz tani është duke u rikthyer në Liverpool për teste të mëtutjeshme për të gjetur problemin e tij të fundit në gjurin e tij para se sezoni i Liverpoolit të rifillojë me ndeshje në Carabao Cup kundër Manchester Cityt më 22 dhjetor.

Ky lajm tani paraqet probleme për trajnerin e “Të Kuqve” Jurgen Klopp, i cili nuk ka lojtarë në krahun e majtë të sulmit, pasi që Diogo Jota do të mungojë deri në fund të janarit me probleme në muskul.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat