​Ky pritet të jetë trajneri i ri i Holandës

Futboll

​Ky pritet të jetë trajneri i ri i Holandës

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 12:29
Holanda

Pas humbjes me penallti kundër Argjentinës, përfundoi periudha e tretë e Louis van Gaal si trajner i kombëtares holandeze. Ronald Koeman do të zërë vendin e tij nga janari 2023, i paralajmëruar tashmë muaj më parë.

Gjithashtu për ish-trajnerin e Barcelonës do të jetë hera e tretë në stolin e portokallinjve (njëra si zëvendës dhe tjetra trajner), përcjellë KosovaPress.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Van Gaal ka deklaruar dorëheqjen me këto fjalë:

"Unë nuk do të vazhdoj si trajner i kombëtares holandeze, ishte ndeshja ime e fundit për mandatin tim të tretë. Jam shumë krenar. Kam thirrur shumë lojtarë të rinj, i kam lejuar të fitojnë përvojë. Kemi formuar një grup dhe kur shikoj prapa. unë shoh diçka shumë pozitive”, tha ai.

"Unë nuk ndihem i mundur. Po largohem nga një grup i shkëlqyer, një ekip shumë i lidhur dhe shumë teknik. Kam qenë trajner për 20 ndeshje dhe nuk kemi humbur kurrë. Duhet të ketë një arsye. Gjithashtu, kemi luajtur kundër kombëtareve më të mira”, shtoi në fund ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat