Modric shpërthen ndaj gjyqtarit: Ai është i tmerrshëm

Futboll

Modric shpërthen ndaj gjyqtarit: Ai është i tmerrshëm

Më: 14 dhjetor 2022 Në ora: 10:50
Luka Modric

Luka Modric e ka kritikuar gjyqtarin italian, Daniele Orsato për paraqitjen e tij gjatë humbjes së Kroacisë në Kupën e Botës kundër Argjentinës.

Kroacia u eliminua në gjysmëfinale të këtij Botërori pasi që pësoi humbje nga Argjentina me shifrat 3:0, por vendimi për t’i dhuruar penallti argjentinasve te goli i tyre i parë ka hapur tani një debat, raporton KosovaPress.

Dominik Livakovic e pengoi sulmuesin e Manchester Cityt dhe Argjentinës, Julian Alvarez, ku gjyqtari akordoi penallti, vendim ky i cili nuk u pëlqye nga analistë të shumtë të futbollit.

Ndërkaq, kapiteni i Kroacisë, Luka Modric e ka përshkruar Orsaton të tmerrshëm.

“Nuk më pëlqen të flas për gjyqtarët por ky ishte njëri nga më të dobëtit. Nuk kam ndonjë kujtim të mirë të tij, ai është i tmerrshëm. Për mua nuk ishte një penallti. Pavarësisht kësaj, nuk dua të heq meritat e Argjentinës. Penalltia na mbyti neve. Ne duhet të rikuperohemi për vendin e tretë dhe ta fitojmë atë ndeshje”, tha Modric.

Modric do ti ketë 40 vjet kur të vjen edicioni i ardhshëm i Kupës së Botës, gjë kjo që lë të kuptojë se Botërori i Katarit ishte mundësia e fundit e tij për ta fituar trofeun e çmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat