Celina drejt rikthimit në Angli

Futboll

Celina drejt rikthimit në Angli

Më: 25 janar 2023 Në ora: 13:42
Celina drejt rikthimit në Angli

Mesfushori i Kosovës, Bersant Celina thuhet se ka nënshkruar tashmë me klubin anglez nga Championship, Stoke Cityn.

Celina u huazua në afatin kalimtar të verës nga Dijoni te Kasimpasa në Superligën e Turqisë.

Megjithatë, edhe pse ka zhvilluar 18 ndeshje duke shënuar edhe një gol dhe një asistim, Celina nuk po arrin të gjej rehati.

Ylli i Dardanëve pritet të ndryshoj përsëri destinacion dhe të rikthehet në Angli.

Sipas gazetarit të The Telegraph, John Percy, ish-anësori i Manchester Cityt dhe Swansea Cityt, Celina ka nënshkruar si huazim nga Dijon te Stoke City.

Reprezentuesi i Kosovës do të kryejë formalitetet e lëvizjes së tij gjatë ditës së sotme dhe më vonë pritet të vijë edhe zyrtarizimi.

Huazimi i Celinës në klubin turk Kasimpasa do të ndërpritet menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat