Vazhdojnë rezultatet negative për Partizanin, Egnatia e pëson nga Kukësi

Futboll

Vazhdojnë rezultatet negative për Partizanin, Egnatia e pëson nga Kukësi

Më: 26 janar 2023 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Kanë përfunduar dy nga tri ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Shqipërisë, ku kemi befasi në rezultate.

Skuadra e Egnatias e ka pësuar nga vendi i fundit i tabelës, pasi që u mposht si vendase nga Kukësi me rezultat të ngushtë 2:1.

Golin e nderit te Egnatia e shënoi Fernando (minuta e 35’) nga penalltia, kurse një autogol i Renato Malotas (minuta e 72’) dhe goli i Mirza Delimedjac (minuta e 87’) i siguruan fitoren Kukësit sot.

Me pikët e reja, Kukësi ngjitet në kuotën e 19 pikëve në vendin e fundit në tabelë, kurse Egnatia pozicionohet në vendin e katërt me 26 pikë.

Ndërkaq, krahas këtij takimi u zhvillua edhe ndeshja mes Partizanit dhe Teutës, ku kjo e fundit befasoi nikoqirët duke i mposhtur me rezultat solid 2:0.

Fitoren Teutës ia siguruan golat nga Albion Marku (minuta e 40’) dhe Sherif Kallaku (minuta e 64’), kështu duke e thelluar më shumë krizën e rezultateve të Partizanit, që tash e tre ndeshje nuk di për fitore (dy humbje dhe një barazim).

Me pikët e reja, Teuta largohet nga zona e rrezikut në tabelë, ku tani zë vendin e shtatë me 21 pikë të arkëtuara, krahas Partizanit që renditet në vendin e dytë me 30 pikë.

Rezultatet finale të ndeshjeve që përfunduan në Superligën e Shqipërisë i gjeni më poshtë.

Egnatia 1:2 Kukësi

Partizani 0:2 Teuta

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat