Celina huazohet te klubi i njohur anglez

Futboll

Celina huazohet te klubi i njohur anglez

Më: 26 janar 2023 Në ora: 22:51
Celina

Celina huazohet te klubi i njohur anglez!

Stoke City ka njoftuar transferimin e Bersant Celinës në një huazim gjashtë mujor nga skuadra franceze Dijon.

26-vjeçari bëhet nënshkrimi i dytë i klubit anglez në afatin kalimtar të janarit, pasi ai kthehet në futbollin anglez pas periudhave me Manchester City, Swansea dhe Ipswich më herët në karrierën e tij.

Celina e kishte kaluar gjysmën e parë të sezonit në huazim në Turqi me Kasımpaşa, ku bëri 18 paraqitje në Superligë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat