Barcelona synon ta mbyllë sezonin me 100 pikë

Futboll

Barcelona synon ta mbyllë sezonin me 100 pikë

Më: 30 janar 2023 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Barcelona nuk e ka ndërmend të ndalet.

Gjiganti katalunas arriti në kuotën e 47 pikëve pas fitores ndaj Gironas.

“Blaugrana” i kanë zhvilluar 18 ndeshje dhe në mesjavë do të mbyllet pjesa e parë e sezonit.

Me këtë rast, trajneri Xavi Herandez synon që pjesën e parë të sezonit ta mbyllë me 50 pikë pas një fitoreje eventuale ndaj Betisit.

E më pas, legjenda katalunase do të mundohet ta vazhdojë ritmin e njëjtë edhe në pjesën e dytë të edicionit.

Objektiv i tij është që ta arrijë rekordin e Tito Villanovas, të arritur në sezonin 2012/13 me 100 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat