PSG huazon Karin në kampionatin francez

Futboll

PSG huazon Karin në kampionatin francez

Më: 31 janar 2023 Në ora: 19:51
Ayman Karin

Siç konfirmohet nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, kampioni francez, Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje të plotë për ta huazuar Ayman Karin te skuadra e Lorientit.

Talenti i PSG-së, Kari i bashkohet skuadrës së Lorientit në formë huazimi me opsionin e të drejtës së blerjes së përfshirë në marrëveshje.

PSG po ashtu e ka përfshirë një klauzolë në marrëveshjen me Lorient ku ka të drejtë që ta rikthejë Karin në klub në të ardhmen, marrëveshje kjo e ngjashme me atë të Xavi Simons.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat