​Real Betis-Barcelona, formacionet zyrtare

Futboll

​Real Betis-Barcelona, formacionet zyrtare

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 20:07
​Real Betis-Barcelona

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Benito Villamarin” do të jetë nikoqir i përballjes mes Real Betisit dhe Barcelonës, e vlefshëm kjo për xhiron e 17 të La Ligas.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin spanjoll të dy skuadrat regjistruan fitore minimale 1:0, ku Barcelona e mposhti Gironan, kurse Betisi shënoi fitore kundër Getafes.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin janar të këtij viti, ku në kuadër të Super Kupës së Spanjës, Barcelona e mposhti Betisin me rezultat të ngushtë 3:2.

Momentalisht, Barcelona është lider i La Ligas me 47 pikë, në krahasim me Real Betisin që zë vendin e gjashtë në tabelë në kuotën e 31 pikëve.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat janë të kompletuara me lojtarë dhe trajnerët nuk do të jenë të brengosur rreth lëndimeve.

Formacionet zyrtare:

Real Betis: Rui Silva; Ruibal, Luiz Felipe, Pezzella, Abner; William Carvalho, Guido Rodriguez; Fekir, Canales, Luiz Henrique; Borja Iglesias.

Barcelona: Der Stegen; Kounde, Araujo, Christensen, Balde; Busquets, Frenkie De Jong, Gavi; Pedri, Lewandowski, Raphinha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat