Blazheviq: Në Prishtinë më çuan tre “banditë”, më thanë se e kishin dhënë besën

Futboll

Blazheviq: Në Prishtinë më çuan tre “banditë”, më thanë se e kishin dhënë besën

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 16:49
Miroslav Çiro Blazheviq

Ish -futbollisti Miroslav Çiro Blazheviq që më vonë gjatë karrierës së tij u njoh me nofkën “Trajneri i të gjithë trajnerëve”, ka vdekur sot në moshën 87 vjeçare në Zagreb.

Ai kohë më parë  ka rrëfyer diçka interesante për momentin e transferimit në Klubin e Prishtinës, në vitin 1986.

Në një intervistë të dhënë para tre vitesh në një medium në gjuhën serbe,  Blažević thotë se fillimisht e kishin kontaktuar tre persona.

“Unë as që e njihja Prishtinën, por erdhën tre zotërinj, ishin “banditë” të vërtetë, dhe thanë se e kishin dhënë besën se do të më çonin në Prishtinë.

E di se çfarë është besa, por nuk i mora menjëherë seriozisht. Këmbëngulja dhe siguria e tyre se vetëm unë mund t’i ndihmoja të evitonin rënien nga liga, më futi në disa dyshime. Por në fund  pranova dhe nuk u pendova.

Por, kush ishin këta persona?

“Nga klubi nga klubi. Ndoshta nga klubi. Por edhe nga Komiteti. Asokohe Komiteti ishte kryesori” ka shpjeguar trajneri i famshëm.

Kroati Blažević gjatë karrierës së tij ka udhëhequr shumë klube dhe reprezentacione. Kulmin e suksesit të tij e kishte arritur me kombëtaren kroate në Botërorin e vitit 1998 kur Kroacia ishte radhitur e treta në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat