De Paul befason për Siemonen

Futboll

De Paul befason për Siemonen

Më: 17 mars 2023 Në ora: 16:10
De Paul e Siemone

Rodrigo De Paul dha një intervistë për Cadena Ser, ku foli edhe për Lionel Messin, Diego Simeone dhe Joao Felix: “Ajo që bën Leo është magji.

“Pret me habi se çfarë do të bëjë dhe nuk vazhdon mahnitesh për gjërat që ai bën.

Ai është një alien. Kur mendon se nuk të sheh, ai të vë ballë për ballë me portierin.

“Edhe kur mendon se është i lodhur, ai ka diçka më shumë… ai nuk pushon kurrë të të mahnitë. Messi tek Atletico? T’i themi Angelito Correas t’i japë fanellën me numdin 10 dhe të kërkojmë një apartament në qendër të Madridit”, ka thënë duke qeshur.

Simeone, trajner i ardhshëm i Argjentinës:

“Kjo varet nga ai. Është e vërtetë që Atletico është shtëpia e tij dhe ai ka gjithçka këtu.

Dashuria e njerëzve, respekti… por gjithashtu mendoj se ai ka dëshirën të jetë në gjendje të drejtojë vendin e tij.

Nëse do ta dojë, ai do ta ketë mundësinë”.

Largimi i Joao Felix: “Nuk e përmirësoi atmosferën, nuk jam absolutisht dakord. Duhet pak logjikë: me Joao fituam një kampionat, ai bëri shumë mirë këtu.

“Mendoj se edhe skuadra do të kishte reaguar nëse do të kishte qëndruar. Ai është një person i shkëlqyer, të cilin e donin të gjithë në dhoma e zhveshjes”, ka përfunduar De Paul.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat