Edon Zhegrova asiston në Francë, me këtë notë u vlerësua 

Futboll

Edon Zhegrova asiston në Francë, me këtë notë u vlerësua 

Nga: K. Goca Më: 18 mars 2023 Në ora: 23:02
Edon Zhegrova

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është në formë të mirë.

Ai u paraqit nga minuta e 70-të në petkun e skuadrës së Lille-s, e cila ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Toulouses vendase.

Zhegrova ka asistuar nga korneri në minutën e 85-të kur Alexsandro ka shënuar me kokë dhe golin tjetër e realizoi Bayo (90+10’).

Faqja për statistika “Sofascore”, ka vlerësuar me notë 7.0 Edon Zhegrovën, ndërsa Alexsandro Ribeiro është lojtar i ndeshjes me notën 8.3.

Pas javës së 28-të në Francë, Lille zë vendin e pestë me 49 pikë e Toulouse të 11-tin me 35.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat