​Roberto: Messi nuk po trajtohet mirë në PSG

Futboll

​Roberto: Messi nuk po trajtohet mirë në PSG

Më: 20 mars 2023 Në ora: 08:58
​Roberto: Messi nuk po trajtohet mirë në PSG

Sergi Roberto shpreson se Barcelona mund të arrijë një marrëveshje që do ta kthejë Lionel Messin në “Camp Nou”, me argjentinasin që po trajtohet në mënyrë të padrejtë në PSG.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë u largua nga Katalunja për në kryeqytetin francez në vitin 2021 dhe po i afrohet fundit të sezonit të tij të dytë në Parc des Princes. Messi e ka fituar Kupën e Botës brenda kësaj periudhe, por jo gjithmonë i ka përmbushur pritshmëritë e klubit dhe u fishkëllyer nga tribunat gjatë humbjes 2-0 së Paris Saint-Germain në shtëpi ndaj Rennes të dielën. Ai shkoi drejt e në tunel pas asaj ndeshjeje, me shpresën që tani do të largohet nga PSG si agjent i lirë kur t'i skadojë kontrata në verë, përcjellë KosovaPress.

Sergi Roberto është i etur për t'u ribashkuar me ish-shokun e tij të skuadrës, duke treguar se si do ta priste Barca një djalë fantastik si argjentinasi.

“Me krahë hapur, kush nuk do të përgatitet për rikthimin e Messit? Në fund, nuk duam të flasim shumë sepse ai, presidenti, trajneri apo kushdo tjetër duhet të vendosë, por nëse është për shkak të lojtarëve, ne jemi duke e pritur atë tani”, tha ai.

Ai më pas foli edhe për mënyrën se si Messi nuk po trajtohet në mënyrën e duhur te klubi francez.

“Ju nuk e kuptoni që ai po kalon një sezon të mirë në Paris, duke shënuar shumë gola, duke asistime. Për shkak të eliminimit në Ligën e Kampionëve, ata janë marrë me të, por ai është një lojtar spektakolar dhe është keq që një lojtar i këtij niveli trajtohet në këtë mënyrë. Këtu do ta trajtojmë shumë mirë nëse ai vjen.”, shtoi ai.

Në shumë raste Messi është lidhur me një rikthim te Barcelona duke pasur edhe bekimin e trajneri Xavi Hernandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat