Shqipëria U17 mundet nga Franca, kthen fokusin nga Zvicra e Letonia

Futboll

Shqipëria U17 mundet nga Franca, kthen fokusin nga Zvicra e Letonia

Më: 22 mars 2023 Në ora: 13:39
Pamje nga një ndeshje

Shqipëria U17 e nis me humbje aventurën në Elite Round, me kuqezinjtë të cilët u mposhtën 4-0 përballë Francës në “Air Albania”.

Franca, kampionët e Europës për këtë grupmoshë dominoi ndeshjen dhe po ashtu edhe rezultatin, ndërsa të besuarit e Ervin Bulkut krijuan pak.

Menadjou kaloi në avantazh francezët në minutën e 26-të, ndërsa tri minuta më pas, Issoufou dyfishoi rezultatin dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, Franca diktoi përsëri ritmin dhe në minutën e 68-të Bouneb realizoi golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa 5 minuta fundi i kohës së rregullt, Lambourde vulosi ndeshjen në 4-0.

Skuadra e Ervin Bulkut nis kështu fushatën e kualifikueseve për Euro2023, ndërsa tashmë, Shqipëria U17 kthen fokusin nga dy ndeshjet e tjera të grupit, përballë Zvicrës dhe Letonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat