UEFA i nis hetimet ndaj Barcelonës për “rastin Negreira”

Futboll

UEFA i nis hetimet ndaj Barcelonës për “rastin Negreira”

Më: 23 mars 2023 Në ora: 14:24
UEFA

Federata Evropiane e Futbollit i ka nisur hetimet ndaj Barcelonës për “rastin Negreira”.

Gjiganti katalunas do të hetohet rreth lidhjes me ish-numrin 2 të gjyqtarëve të futbollit spanjoll, ndërsa akuzohet se kishte favorizime nga referët në kohën kur Jose Maria Enriquez Negreira ishte në atë pozitë.

Ndërkohë kishte bashkëpunim me gjigantin katalunas përmes kompanisë së tij.

“Në pajtim me nenin 31.4. Inspektorët e Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s do ta kryejnë një hetim për një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor të UEFA-s”, njofton shtëpia e futbollit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat