Presidenti i PSG-së paditet nga punëtori i tij

Futboll

Presidenti i PSG-së paditet nga punëtori i tij

Më: 24 mars 2023 Në ora: 19:31
Nasser Al Khelaïfi

Nasser Al Khelaïfi, sërish në telashe. Hicham Karmoussi, ish-shërbyesi i presidentit të PSG-së për më shumë se një dekadë, ka paraqitur një padi në një stacion policie në Paris kundër biznesmenit nga Katari.

48-vjeçari maroken në padinë e tij pretendon se ka pësuar ngacmime në punë si dhe dhunë psikologjike dhe kërcënime ndaj tij.

Ankuesi po ashtu thekson se ka kryer “punë të fshehtë”, pasi është punësuar pa pasur lejen e detyrueshme të punës për shkak të statusit të tij të huaj.

Nga ana e tij, Al Khelaïfi është kundërpërgjigjur duke e quajtur ish-punëtorin e tij “kriminel”, objektivi i të cilit është të shantazhojë presidentin e klubit parizien dhe në këtë mënyrë të përfitojë një shumë të konsiderueshme financiare

Mbrojtja e El Khelaifit, e udhëhequr nga Me Renaud Semerdjian dhe Francis Szpiner, ka kërcënuar me veprime ligjore në rast se ky person zbulon informacione për jetën private të numrit 1 të klubit parizien.

Ankuesi, i cili filloi të punonte për presidentin e PSG-së në vitin 2000, thotë se të gjithë kolegët e tij, që jetonin në shtëpinë manjatit nga Katari, ishin pa kontratë dhe në kushte shumë të pasigurta, të përkeqësuara më tej nga viti 2015.

Në fakt, Karmoussi ishte një element kyç në bastisjen nga policia të selisë së “Bein Sports”, pasi ky person ishte përgjegjës për eliminimin e të gjitha llojeve të provave që inkriminonin ish-shefin e tij, të hetuar për shkelje të dyshuar të të drejtave të transmetimit të vitit Kupës së Botës së vitit 2026 dhe 2030.

Përveç kësaj, marokeni mësohet se ka fshehur gjithashtu një “flash drive”, që “përmbante kontrata të lidhura” me drejtuesit e FIFA-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat