Granit Xhaka shënoi dhe asistoi në Serbi, kjo është nota për të nga media e njohur zvicerane

Futboll

Granit Xhaka shënoi dhe asistoi në Serbi, kjo është nota për të nga media e njohur zvicerane

Nga: K. Goca Më: 25 mars 2023 Në ora: 23:40
Granit Xhaka në veprim

Futbollisti Granit Xhaka ka pas një mbrëmje për merak veçmas kur ka realizuar gol nga rreth 20 metra në minutën e 62-të (0:4) dhe pas tre minutave (65’) asistoi për 0:5.

Zvicra ka triumfuar me rezultat 5:0 ndaj Bjellorusisë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Karagjorgje” në Novi Sad.

Ndeshja ka qenë e vlefshme për xhiron e parë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Kapiteni Xhaka është vlerësuar me notë shumë të mirë, 5. 

Mediumi i njohur zviceran “Blick” ka vlerësuar një nga një lojtarët, nota më e madhe ështl 6 dhe më e vogla 1.  

Notat: Yann Sommer 4, Silvan Widmer 4, Manuel Akanji 4, Nico Elvedi 4, Ricardo Rodriguez 5, Remo Freuler 4, Denis Zakaria 5, Granit Xhaka 5, Ruben Vargas 5, Renato Steffen 6, Cedric Itten 4, Zeki Amdouni 5, Noah Okafor 5.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat