Kosova pëson humbje të thellë nga Maqedonia e Veriut 

Futboll

Kosova pëson humbje të thellë nga Maqedonia e Veriut 

Nga: K. G. Më: 26 mars 2023 Në ora: 23:24
Maqedonia e Veriut 

Kombëtarja e Kosovës U16 nuk ka treguar lojë të mirë, duke pësuar humbje me rezultat 5:1 nga Maqedonia e Veriut U16, në një ndeshje kontrollues por në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s.

Skuadra e përzgjedhur e trajnerit Dashmir Beari zhvilloi një ndeshje të mirë në stadiumin Albena dhe iu gëzua një fitoreje bindëse.

Për Maqedoninë shënuan Etoski (43' e 49'), Latifi (47'), Mlladenovski (77' e 79') dhe për Kosovën Ahmeti (87').

Dardanët megjithatë panë dobësitë që duhet evituar për sfidat e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat