​Poloni-Shqipëri, formacionet zyrtare

Futboll

​Poloni-Shqipëri, formacionet zyrtare

Më: 27 mars 2023 Në ora: 19:47
​Poloni-Shqipëri

Do të nis sot rrugëtimi i Kombëtares shqiptare në kualifikimet për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Kuqezinjtë do të ballafaqohen me Poloninë në stadiumin “PGE Narodoëy” në Varshav, me fillim nga ora 20:45.

Trajneri Silvinho por edhe lojtarët kanë folur me optimizëm para kësaj sfide duke thënë se synojnë ta nisin më këmbë të mbarë duke bërë kështu hapin e parë drejt arritjes së qëllimit për të qenë pjesë e fazës finale të kampionatit.

Shqipëria është pjesë e grupit E kur përveç Polonisë bëjnë pjesë edhe Republika e Çekisë, Faroe Island, dhe Moldavia.

Këto janë formacionet zyrtare:

Polonia: Szcezny, Frankowski, Bednarek, Salamon, Kiwior, Kaminski, Linetty, Zielinski, Zalensky, Lewandowski, Swiderski

Shqipëria: Strakosha, Balliu, Kumbulla, Mihaj, Hysaj, Gjasula, Ramadani, Asllani, Uzuni, Asani, Cikalleshi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat