Granit Xhaka po i afrohet një rekordit, por ka edhe një përgjigje të fuqishme 

Futboll

Granit Xhaka po i afrohet një rekordit, por ka edhe një përgjigje të fuqishme 

Nga: K. Goca Më: 28 mars 2023 Në ora: 17:23
Granit Xhaka

Kombëtarja e Zvicrës është gati për sfidën e sotme (20.45) kundër Izraelit, në kuadër të ndeshjes së dytë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024. 

Kapiteni Granit Xhaka pritet të luajë sonte (20.45) ndeshjen e tij të 112-të ndërkombëtare dhe është afër rekordit të Heinz Hermann (118 ndeshje).

“Unë shikoj nga ndeshja në ndeshje dhe jo nga rekordet”, përgjigjet kapiteni i kombëtares.

“Do të më mbushte me shumë krenari veçanërisht për njerëzit që thonë se nuk jam krenar që luaj për Zvicrën”, thotë Xhaka.

Objektivi i Xhakës është i qartë për kualifikimin në Europian me kundërshtarët Izraelin, Bjellorusinë, Kosovën, Andorrën dhe Rumaninë.

“Pritjet janë dhjetë fitore në dhjetë ndeshje.

Ne jemi favoritët në grup, por sigurisht që i respektojmë edhe të gjithë kundërshtarët”.

Në fund të fundit, kualifikimi në Kampionatin Evropian të Gjermanisë është gjëja më e rëndësishme.

“Ne kemi pritshmëri, po ashtu edhe tifozët.

Por në fund, mënyra se si kualifikoheni nuk është aq e rëndësishme”, tha Xhaak transmeton mediumi zviceran “20min”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat