Kosova zhgënjeu, e çuditshme kush e befasoi!

Futboll

Kosova zhgënjeu, e çuditshme kush e befasoi!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 28 mars 2023 Në ora: 20:27 Përditësuar në ora: 22:38 më 28.03.2023
Pamje nga ndeshja

Andorra befason në Prishtinë

Kosova zhgënjeu mbi 12 mijë shikues në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke luajtur baras (1:1) me Andorrën, në takimin e xhiros së dytë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Kosova ka sulmuar vazhdimisht, ka pas raste por kur nuk i finalizon në gola asgjë nuk vlejnë këto raste!

Ky barazim është baras me humbje për djelmoshat e selektorit Alain Giresse.

Është barazimi i dytë rresht pas atij në Tel Aviv me Izraelin  

Në minutën e 9-të, Vedat Muriqi godet me kokë por nuk befasohet portieri Alvarez.

Arbër Zeneli në mundësi ideale në minutën e 21-të por goditja e tij ndalet në këmbë e një mbrojtësit rival.

Në minutën e 44-të, rast ideal, Zeneli asiston deri të Vedat Muriqi, i cili nga 11 metra godet përtoke por portieri Alvarez si hero i vërtetë ka shpëtuar gol të sigurt duke e dëbuar topin në korrne.

Në minutën e 59-të, Milot Rashica me një top të gjatë deri të zëvendësuesi Edon Zhegrova i cili me shpejtësi futet në 16-sh dhe me të parën godet nga rreth 13-14, duke e plasuar topin në këndin e djathtë, 1:0.

Në minutën e 61-të, mbrojtja në gjumë e Kosovës, ndërsa Berto Rosas me kokë ka realizuar për 1:1.

Zymer Bytyqi nga një pozitë e pastër gjuan plogësht dhe portieri Alvarez pa problem e kap topin.

Në minutën e 81-të, Mirlind Kryeziu gjuan me kokë por jashtë portës. Dy minuta më vonë edhe Muriqi provojë por me fat mysafirët.

Kosova renditet në vend të tretë me 2 pikë e Andorra është e katërta me 1 dhe Zvicra prin me 6, e ndjekur nga Rumania me 6.

Kosova - Andorra 1:1

Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Shikues: 12.000.

Gjyqtar: S. Gishamer (Austria)/

Shënues: Zhegrova (59') - Rosas (61').

Kartona të verdhë: Kryeziu, Zhegrova - Vales.

Kosova: Muric, Paçarada (Rrudhani 46'), Rrahmani, Kryeziu, Hadërgjonaj; Berisha (Zhegrova 46'), Fazliji, Celina (Muslija 75'); Zeneli (Bytyqi 75'), Rashica dhe Muriqi.
Andorra: Alvarez, Je. Rubio, Llovera, Alavedra, Guillen, Garcia (San Nicolas 78'), Vales, Vales, Cervos *Bernat 90+1'), J. Rubio (Martinez 68') dhe Rosa (Pujol 80+1'.

Kosova kërkon golin e fitores

(E plotësuar) - 90' Kosova po zhgënjen.

87' Ndeshja po shkon drejt fundit!

83' Muriqi me kokë por përskaj shtyllës.

81' Mirlind Kryeziu gjuan bukru me kokë por jashtë shtyllës.

Kosova - Andorra 1:1

Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Shikues: 12.000.

Gjyqtar: S. Gishamer (Austria)/

Shënues: Zhegrova (59') - Rosas (61').

Kartona të verdhë: Kryeziu, Zhegrova - Vales.

Kosova: Muric, Paçarada (Rrudhani 46'), Rrahmani, Kryeziu, Hadërgjonaj; Berisha (Zhegrova 46'), Fazliji, Celina (Muslija 75'); Zeneli (Bytyqi 75'), Rashica dhe Muriqi.
Andorra: Alvarez, Je. Rubio, Llovera, Alavedra, Guillen, Garcia (San Nicolas 78'), Vales, Vales, Cervos *Bernat 90+1'), J. Rubio (Martinez 68') dhe Rosa (Pujol 80+1').

79' Zymer Bytyqi nga një pozitë e mirë gjuan plogësht.

76' A do të befasohet Kosova?

72' Muriqi pnegohet por gjyqtari nuk referon penallti.

70' Kosova po has në vështirësi.

61' Mbrojtja në gjumë e Kosovës, ndërsa Berto Rosas me kokë ka realizuar për 1:1.

60' Barazohet 1.1.

Në minutën e 59-të, Milot Rashica me një top të gjatë deri të zëvendësuesi Edon Zhegrova i cili me të shpejtësi futet në 16-sh dhe me të parën godet nga rreth 13-14, duke e plasuar topin në këndin e djathtë, 1:0.

58' Lojë që nuk premton deri me tash, të paktën në pjesën e dytë..

55' Kosova nuk është e rrezikshme si në Tel Aviv.52' Andorra po mbrohet.

48' Kosova duhet të shënojë sa më parë.

46' Fillon pjesa e dytë.Përfundon pjesa e parë.

44' Rast ideal, Zeneli asiston deri të Vedat Muriqi, i cili nga 11 metra godet përtoke por portieri Alvarez si hero i vërtetë ka shpëtuar gol të sigurt duke e dëbuar topin në korrne.

43' Nuk ka gola.

39'' Atmoferë e mirë, mbi 12 mijë shikues.36' Andorra mbrohet me sukses.

33' Presion i madh për Andorrën.

29' Kosova po orvatet por pa suses deri me tash.

26' Lojë me ritëm e Kosovës.

23' Nuk ka gola.

21' Bie paksa ritmi i lojës së Kosovës.Arbër Zeneli në pozitë ideale gjuan drejt në këmbë e lojtarit rival.18' Mysafirët po mbrohen.

16' Lojë e mirë, Kosova energjike.

12' Kosova ka shruar presionin

9'  Zeneli me shokë kërkojnë golin. Muiriqi godet  me kokë por dtejt në portierin.6' Djelmoshat tanë po sulmojnë.

4' Atmosferë e mirë në Prishtinë.

2' Lojë e mirë.

Formacioni zyrtar i Kosovës, katër ndryshime nga Giresse

Kosova luan sonte (20:45) takimin e dytë eliminator të Euro 2024. Dardanët e nisën fushatën e tyre drejt Gjermanisë me një barazim 1-1 në Izrael.

Djemtë e Giresse do të sfidojnë Andorrën në “Fadil Vokrri”.

Trajneri francez ka bërë katër ndryshime krahasuar me titullarët e takimit të parë në grupin I.

Vojvoda, Dresevic, Muslija dhe Zhegrova nuk ishin në nivelin e duhur përballë Izraelit. Nga minuta e parë do e nisin Hadërgjonaj, Berisha, Fazilji, ndërkohë që Arbër Zeneli do të formojë treshen ofensivë me Rashicën e Muriqin.

Formacioni zyrtar: Muric, Paçarada, c, Kryeziu, Hadergjonaj; Berisha, Fazliji, Celina; Zeneli, Rashica, Muriqi. Trajner: Alain Giresse.

“Dardanët” në kërkim të fitores së parë

Përfaqësuesja e Kosovës kërkon sot fitoren e parë në Grupin I të kualifikuesve të Euro 2024.

Përballë ka një nga skuadrat më të dobëta të grupit, Andorrën, ndaj për “Dardanët” do të jetë një mundësi e mirë për të siguruar pikët e plota që të mbeten pranë ekipeve kryesuese në grup.

Barazimi 1-1 në transfertë ndaj Izraelit ka dhënë entuziazëm në ekip dhe tashmë kërkohet me ngulm fitorja.

Fomacionet

Ndaj trajneri Zhires nuk ka ngurruar që të përsëritë në formacion ofensiv edhe në këtë duel; me emra si Celina, Zeneli, Rashica e Muriqi të cilët e nisin të gjithë ndeshjet nga minuta e parë.

Kosova e do fitoren

Kombëtarja e Kosovës është e përgatitur në çdo aspekt dhe kërkon tre pikë në duel me Andorrën, në takimin e xhiros së dytë të Grupit I të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Futbollistët tanë janë në formë dhe të frymëzuar pas barazimit (1:1) në Tel Aviv me Izraelin.

Kosova - Andorra

Kosova: Muric, Paçarada, Rrahmani, Kryeziu, Hadërgjonaj; Berisha, Fazliji, Celina; Zeneli, Rashica dhe Muriqi.

Andorra: Alvarez, Rubio, Llovera, Alavedra, Guillen, Garcia, Vales, Vales, Cervos, Rubio dhe Rosa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat