Granit Xhaka me notë të madhe, vetëm Jesus para tij 

Futboll

Granit Xhaka me notë të madhe, vetëm Jesus para tij 

Nga: K. Goca Më: 1 prill 2023 Në ora: 19:42
Granit Xhaka

Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, kapiteni i kombëtares së Zvicrës, sot ka dëshmuar superlojë në fitoren e Arsenalit, me rezultat 4:1 ndaj Leeds Utd në takimin e javës së 29-të në Premier League.

Tre pikë që nuk maten as me ari për Arsenalin, që po marshon drejt titullit, duke udhëhequr kreun me 72 pikë.

Xhaka është vlerësuar me notë 8.0 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”. 

Gabriel Jesus i Arsenalit është lojtar i ndeshjes, me notë 8.1. 

Vetëm Jesus është para Xhakës, ndërsa të tjerët janë pas me nota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat