Publikohen formacionet zyrtare të duelit Kukësi - Vllaznia

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të duelit Kukësi - Vllaznia

Më: 16 prill 2023 Në ora: 14:53
Vllaznia

Në orën 15:00 do të startojë ndeshja mes Kukësit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 29-të të Kategorisë Superiore.

Verilindorët do të presin kuqeblutë pas humbjes me Tiranën, ndërsa shkodranët shkojnë me moralin lart pas fitores me Erzenin.

Hallaçi është shprehur se tani është momenti i duhur që ekipi të bëjë kthesën, ndërsa Sedloski ka punuar fort për të marrë fitoren e dytë radhazi.

Trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare dhe kanë përzgjedhur lojtarët më të mirë për këtë duel në “Kukës Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

KUKËSI: Tafas, Lamçe, Bytyçi, Ebert, Ndreca, Momoh, Sh.Taipi, Mirza, Gj.Taipi, Basha, Rashiti

Trajner: Rraman Hallaçi

VLLAZNIA: Zogoviç, Kruja, Shehi, Juriç, Bulatoviç, Marku, Boshnjaku, Jonuzi, Çoba, Balaj, Latifi

Trajner: Goce Sedloski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat