Vllaznia kërkon mbështetjen e tifozëve për klasiken me Tiranën

Futboll

Vllaznia kërkon mbështetjen e tifozëve për klasiken me Tiranën

Më: 20 prill 2023 Në ora: 16:06
Vllaznia

Vllaznia dhe Tirana do të përballen këtë javë në stadiumin “Loro Boriçi” për ndeshjen e javës së 31 t Superiores.

Dy skuadrat kanë rivalizuar për titull kampion këtë sezon, ndërkohë që së fundmi Tirana është shkëputur në krye.

Megjithatë, Vllaznia nuk është e dorëzuar për objektivat e saj dhe për ndeshjen ndaj Tiranës, ka kërkuar të ketë mbështetjen e tifozerisë.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, kuqeblutë kanë njoftuar shitjen e biletave dhe pikat se ku do të shiten.

"KF Vllaznia bën të ditur se nga dita e sotme, dt. 20 Prill 2023, ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e futbollit VLLAZNIA – TIRANA, e vlefshme për javën e 30-të të “Abissnet Superiore”!

Ndeshja do të luhet, ditën e shtunë, dt. 22 prill 2023, ora 18.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër", - njofton FC Vllaznia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat