Di Maria “dëmtohet” kur mëson se nuk do luajë titullar

Futboll

Di Maria “dëmtohet” kur mëson se nuk do luajë titullar

Më: 30 prill 2023 Në ora: 22:37
Di Maria

Juventus nuk po kalon aspak momente të qeta, teksa së fundi është krijuar edhe një çështje Di Maria.

Ylli argjentinas nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Bolognës për sfidën e mbrëmjes së të dielës.

Allegri i komunikoi të shtunën se nuk do të luajë titullar dhe vetëm pak minuta më vonë, argjentinasi u ankua te mjekët për një problem në kavilje, teksa pas konsultimit me ta, u vendos që të mos bashkohej me skuadrën për transfertën e sotme.

Nuk dihet ende nëse problemi i argjentinasit është real, apo një qejf-mbetje për faktin që Allegri e kishte planifikuar ta linte në pankinë.

Di Maria është nga të paktët futbollistë të afruar këtë verë te Juventus, që po bën mirë dhe ka justifikuar besimin, teksa palët kanë nisur negociatat edhe për rinovimin e kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat