Tifozët e Milanit e bojkotojnë stadiumin e Juventusit për shkak të çmimeve të larta

Futboll

Tifozët e Milanit e bojkotojnë stadiumin e Juventusit për shkak të çmimeve të larta

Më: 21 maj 2023 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Tifozët e Milanit nuk do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit të Juventusit, në shenjë proteste për shkak të çmimit të biletave.

Ndeshja do të zhvillohet të dielën e ardhshme, me fillim nga ora 20:45.

“Curva Sud Milano” ka thënë se do ta bojkotojnë ndeshjen se Juventusi e ka vendosur çmimin e biletave për tifozët mysafirë në 80 euro.

Nuk është hera e parë që tifozët mysafirë po i bojkotojnë ndeshjet ndaj Juventusit, për shkak jo vetëm të çmimeve të larta, por edhe se duhet të regjistrohen në faqen zyrtare të Juventusit, në mënyrë që të munden t’i blejnë biletat.

Kjo do të jetë një ndeshje e rëndësishme për të dy ekipet, pasi janë duke luftuar për kualifikim në fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndryshe, nesër do të mbahet një proces gjyqësor për Juventusin, ku pritet t’ia heqin 12 pikë sipas medieve italiane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat