Kupa e Kosovës, vendoset mysafiri në finalen mes Gjilanit dhe Prishtinës

Futboll

Kupa e Kosovës, vendoset mysafiri në finalen mes Gjilanit dhe Prishtinës

Më: 23 maj 2023 Në ora: 11:53
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra e Prishtinës do të luajë në cilësinë e mysafirit ndaj Gjilanit.

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) sot u bë tërheqja e shortit për finalen e Kupës së Kosovës.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra e Prishtinës do të luajë në cilësinë e mysafirit ndaj Gjilanit.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit më datën 5 qershor, me fillim nga ora 18:00. Prishtina në këtë finale do të jetë me fanellat e bardha, kurse Gjilani do të luajë me fanellat e kuqe.

Sa i përket tifozëve, “Plisat” e Prishtinës do të kenë pjesën jugore të stadiumit, ndërsa “Skifterat” e Gjilanit do të vendosen në veri. FFK ka vendosur që t’i ndajë nga 200 bileta falas për këtë ndeshje.

Po ashtu, është bërë edhe caktimi i çmimeve të biletave. Biletat në pjesën perëndimore kushtojnë 10 euro, pesë euro në lindje, dhe tri euro në veri dhe në jug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat