Lojtarin e Ajaxit nuk e mbajnë nervat pas dështimit historik, godet me grusht tifozin

Futboll

Lojtarin e Ajaxit nuk e mbajnë nervat pas dështimit historik, godet me grusht tifozin

Më: 28 maj 2023 Në ora: 23:36
Godet me grusht tifozin

Ajaxi ka regjistruar sot një rezultat historik, për fat të keq negativ.

Humbja ndaj Twentes me shifrat 3:1, ka bërë që pas 14 vitesh radhazi, skuadra legjendare holandeze të mos arrijë të kualifikohet në Ligën e Kampioneve.

Një situatë që ka tensionuar jo pak futbollistët, aq sa mesfushori Stiven Berghuis, pas ndeshjes ka goditur me grusht një tifoz.

Shihet Berghuisi cili drejtohet dhe e godet me grusht.

Ai tërhiqet më pas nga rojet e sigurisë dhe pjesëtarët e stafit, duke u futur më pas në autobus për t’u larguar.

Nuk dihet ende se cila ishte arsyeja e këtij veprimi të futbollistit holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat