Si regjistrohen ndeshjet Trepça '89 - Prishtina dhe Ferizaj - Dukagjini nga Komisioni i Garave?

Futboll

Si regjistrohen ndeshjet Trepça '89 - Prishtina dhe Ferizaj - Dukagjini nga Komisioni i Garave?

Më: 30 maj 2023 Në ora: 17:55
Foto ilustruese

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me 30.05.2023, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 36-të të Albi Mall Superligës si dhe ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë, Ulpiana – Liria në futboll për edicionin 2022/2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

"1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 36-të të Albi Mall Superligës si dhe ndeshja e barazhit të Ligës së Parë Ulpiana – Liria në futboll për edicionin 2022/2023, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj: FC ”Ferizaj”. Motivi: Në minutat 1, 16 dhe 49 hodhën mjete piroteknike në fushën e lojës, për çka ishte ndërprerë ndeshja për disa minuta, ndërkaq në minutën 90+5, hodhën gjësende të ndryshme në fushë, për çka ishte ndërprerë ndeshja për dy minuta. Në minutën 90+10, pas anulimit të golit të Ferizajt, simpatizuesit vendas hodhën gjësende në drejtim të asistentit të dytë, për çka ishte ndërprerë ndeshja për dy minuta. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Ferizaj-Dukagjini.

Ndaj: Nutricistit të FC ”Malisheva” , Erion Luta nr ID .000610M97. MOTIVI: Pas përfundimit të ndeshjes hyn në fushën e lojës dhe ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva-Llapi.

Ndaj: FC”Liria”. Motivi: Në minutat 4, 23, 32 hodhën mjete piroteknike tymuese, ndërsa para fillimit të pjesës së dytë, hodhën në fushën e lojës dy mjete piroteknike tymuese. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ulpiana-Liria", njofton Komisioni i Garave i FFK-së, Abdyl Bellopoja, kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat