Pas Felix, ky është lojtari i radhës që largohet nga Chelsea

Futboll

Pas Felix, ky është lojtari i radhës që largohet nga Chelsea

Më: 30 maj 2023 Në ora: 19:50
Foto ilustrim

Gazetari i njohur, Fabrizio Romano bëri të ditur sot se trajneri i ri i Chelseat, Mauricio Pochettino ka vendosur kundër idesë për ta bërë permanente transferimin e Joao Felix nga Atletico Madridi.

Pochettino e ka bërë të qartë se Felix nuk është pjesë e planeve të tij në “Stamford Bridge”, ndërsa trajneri argjentinas ia ka treguar derën tani edhe një tjetër lojtari, raporton KosovaPress.

Bëhet fjalë për mesfushorin zviceran, Deniz Zakaria, i cili do të largohet nga Chelseat në muajin qershor, pasi nuk është pjesë e planeve afatgjate të klubit.

Chelsea nuk do të aktivizojë opsionin për ta bërë transferimin e Zakarias permanent, dhe zvicerani do të rikthehet te Juventusi, dhe më pas do të shqyrtojë opsionet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat