Juventusi pritet ta zëvendësojë Allegrin me një trajner kroat

Futboll

Juventusi pritet ta zëvendësojë Allegrin me një trajner kroat

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 13:46
Massimiliano Allegri

Massimiliano Allegri sipas të gjitha gjasave do të largohet nga posti i trajnerit te Juventusi.

“Zonja e Vjetër” pati një sezon për t’u harruar dhe do të fillojë ndryshimet nga trajneri.

Sipas mediumit italian, Calciomercato, Igor Tudor është favoriti për të pasuar Allegrin në postin e trajnerit te Juventusi.

Trajneri kroat së fundmi ishte pjesë e Marseille, kurse në të kaluarën ka qenë ndihmëstrajner te Juventusi (2020-2021).

Tudor për shtatë sezone ishte pjesë e “Zonjës së Vjetër” sa ishte futbollist aktiv (1998-2007).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat