Ja cilat skuadra marrin pjesë në Kampionatin Shqiptar në sezonin 2023-2024

Futboll

Ja cilat skuadra marrin pjesë në Kampionatin Shqiptar në sezonin 2023-2024

Më: 4 qershor 2023 Në ora: 20:06
Topi i futbollit

Erzeni ia ka dalë të marrë një fitore në ndeshjen e fundit të këtij sezoni ndaj Korabit, me rezultatin 2-1 pas kohës shtesë.

Me këtë fitore, Erzeni ka kompletuar listën me skuadrat që do të luajnë sezonin e ardhshëm në Superiore.

Nga Kategoria e Parë, janë ngjitur Skënderbeu si ekipi kampion dhe Dinamo i vendit të dytë. Ndërkohë, Erzeni që luajti në “Play Off”, ia ka dalë të qëndrojë mes më të mirave.

Kështu, në Superiore sezonin tjetër do të jenë Partizani, që këtë sezon fitoi titullin, Tirana që doli në vendin e dytë me pikë të njëjta me të kuqtë, Egnatia e Vllaznia që kanë siguruar një vend në Europë. Skuadrat që kompletojnë Superioren janë edhe Laçi, Teuta e Kukësi.

SUPERIORE 2023-2024

Partizani
Tirana
Egnatia
Vllaznia
Laçi
Teuta
Kukësi
Erzeni
Skënderbeu
Dinamo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat